Instituti “Riinvest” në bashkëpunim me disa organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare, kanë themeluar projektin “Forumi Ekonomik i Gruas”, me qëllim të ndihmesës së grave që të jenë pjesë më e madhe e ekonomisë dhe fuqisë punëtore në përgjithësi.
Drejtori i Institutit “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, tha se edhe dhjetë vjet pas pavarësisë së Kosovës, vendi ynë përbën dallim të madh sa i përket punësimit, pagave dhe kushteve tjera në mes të burrit dhe gruas.
“Gati dhjetë vite pas pavarësisë, vendi vazhdon të ballafaqohet me probleme serioze ekonomike, bizneset e ndërmarrësisë, pra, me këto probleme të trashëguara e të krijuara rishtazi, duke u nisur nga korrupsioni, mungesa e sundimit të ligjit dhe përfundojnë me mungesën e trajtimit të pabarabartë të qytetarëve tanë. Përgjatë 21 viteve të fundit të ekzistimit të organizatës sonë, kemi kuptuar një gjë shumë të thjeshtë, se pabarazia më e madhe ka karakter gjinor, sepse nëse i shikojmë numrat e papunësisë kuptojmë se gratë tona janë shumëfish më të papuna se burrat. Kur shikojmë normën e aktivitetit të fuqisë punëtore, sërish kuptojmë që gratë janë shumë herë më joaktive se burrat dhe nëse i shikojmë të punësuarit, kuptojmë se kontratat e grave janë më pak të paguara, më afatshkurtra, më të rënda dhe më të pasigurta”, ka deklaruar ai.
Kurse, Ambasadori i amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili është mbështetës i projektit, si dhe ambasador i Forumit, tha se me të drejtë kishte thënë Atifete Jahjaga kur kishte deklaruar se investimi në grua është investim në të ardhmen e shtetit.
“Nëse e shohim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave, këtu po flasim për të njëjtat të drejta njëjtë si edhe për meshkujt, edhe ato i kanë të njëjtat mendësi për të marrë pjesë dhe kontribuuar në rritjen ekonomike. Ishte Atifete Jahjaga një herë ka thënë, duke investuar në gra ju nuk investoni vetëm në një individ por ju investoni në atë, në familje dhe në fëmijën e saj i cili është e ardhmja e vendit tonë, pra ju investoni edhe në të ardhmen e vendit tonë”, deklaroi ai.
Kurse, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, tha se krejt çka ka përgatitur të iu thotë grave, është se do t’i mbështes duke iu premtuar se së shpejti do të anëtarësohen me të drejta të plota në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
“Sapo bisedonim me Lumirin, më tha se a kam përgatitë fjalim, unë i thash që jam përgatitë të iu premtoj se së shpejti do të jeni anëtare me të drejta të plota të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe gjithashtu sapo ta kemi gati agjendën nacionale të gruas, ajo të jetë pjesë e inkorporuar në Strategjinë për zhvillimin e sektorit privat, të cilin Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po e drafton”, tha ajo.
Projektin “Forumi Ekonomik i Gruas” e kanë nënshkruar 11 organizata të ndryshme nga vendi dhe rajoni të cilat janë pjesë e këtij forumi
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...