Thellohet deficiti tregtarë

09:57 | 1 Prill 2015
Arbresh.info

Gjatë muajit shkurt të këtij viti vendi kishte deficit tregtarë më të lartë prej 140.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 136,2 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti mbulon importin me 14.2 për qind. Derisa, përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia.

“Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2015 kishte vlerën 23,3 milionë euro, ndërsa importi 163,8 milionë euro, është një rritje prej 5.7% për eksport si dhe 3.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2014”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor  të eksportit: 64.1% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.3% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4.9% produktet minerale, 4.7% tekstil dhe artikuj tekstili, 4.1% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 4.1% lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.0% produktet bimore, 3.0% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 18.4% të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.8% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7% produkte të industrisë kimike, 8.2% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 6.6% produktet bimore, 6.1% mjetet e transportit, 5.4% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

 

Të dhënat e ASK-së tregojnë se lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 40.6% për eksport dhe 41.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 28.5% për eksport dhe 31.8% për import. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Indi me (18.7%), Itali (12.6%),  Shqipëri (12.4%), Belgjikë (8.9%), Maqedoni (8.6%),  Serbia (3.2%), Mali i zi  (2.8) etj.

Kurse, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia (17.1%), Gjermania (10.2%),  Kina (9.5%), Italia (8.3%), Turqia (7.7), Shqipëria (7.2%), Maqedonia (4.9%) etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme