Thaçi: Rrugët moderne Kosovës i kanë dhënë pamje evropiane

11:53 | 14 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrufës Milloshevë-Mitrovicë.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se rrugët moderne i kanë dhënë Kosovës pamje evropiane, përcjell Arbresh.info.

“Rrugët moderne Kosovës i kanë dhënë pamje evropiane. Vazhdimi i punimeve në autoudhën “Rruga e tre heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, është investim i duhur që lidh edhe më shumë Kosovën me rajonin. Në këtë rrugë, në janarin e vitit 1997, ranë heroikisht Zahiri, Hakifi dhe Edmondi. Kjo autoudhë me krenari do ta mbajë emrin e tyre. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme