Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka parë sot nga afër punimet në trasenën e re të rrugës së 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Prishtinën me Shkupin përmes Hanit të Elezit.
Presidenti Thaçi u shpreh me këtë rast optimist që kjo autostradë do të përfundoj në afat të caktuar dhe se sipas tij këto ndërtime po i japin kuptim shtetit të Kosovës.
“Ndihem shume krenar që së bashku me ministrin Zharku sot vizitojmë vazhdimin e autostradës Arbën Xhaferi. Siç po shihet, po bëhet një punë intensive për përfundimin e kësaj autostrade. Këto projekte i dhanë një kuptim shtetit tone të ri, këto punime e bëjnë Kosovën një shtet evropian. Jemi optimistë që kjo autostradë do të kryhet ne afat të caktuar. Kosova po behet një udhëkryq për arenën ndërkombëtare për ndërtimin e rrugëve”, tha Thaçi, transmeton arbresh.info.
Thaçi ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i cili falënderoi atë për mbështetjen e vazhdueshme.
“Ne presim që në korrik të inaugurojmë këtë pjesë mbi urën e Lipjanit. Ne besojmë se kjo autostradë do të përfundoj në afatet e caktuara por eventualisht mund të ketë shtyrje për ndonjë muaj për shkak të buxhetit” tha Zharku.
Zharku bëri të ditur se deri në fund të korrikut pritet të përfundoj autostrada deri te udhëkryqi i Lipjanit ndërsa në vitin 2018 pritet të përfundoj e gjitha.
Rruga 6 të Prishtinë-Hani i Elezit po ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 60 kilometrash, duke filluar nga Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.
Vlera për ndërtimin e kësaj autostrade që do të mbajë emrin e politikanit “Arbën Xhaferi”, do të kapë shifrën e rreth 600 milionë eurove./ Arbresh.info
Shqipëria U19 mposhtet nga Danimarka në kualifikimet për Eur...
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...