Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të Administratës Tatimore të Kosovës.
Ai ka thënë se ky Institucion sot ka arritur suksese kolosale, shkruan arbresh.info.
“ATK sikur shuma e Institucioneve tjera në vend kanë filluar nga zero por që sot ka arritur suksese kolosale. Me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare ne kemi arritur që ky rrugëtim 20 vjeçar të jetë i sigurt, i suksesshëm dhe që të ndihemi krenar”, ka thënë ai.
Thaçi ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarë
“Falënderime të sinqerta shkojnë për punën e palodhshme të USAID, për partnerët ndërkombëtarë që kanë punuar në UNMIK, përfaqësuesit e BE-së dhe të fondit ndërkombëtarë. Ndihma juaj ka qenë dhe mbetet parësore dhe qenësore për suksesin e ATK-së”, ka thënë ai.
Ndryshe në këtë ceremoni për rrugëtimin e këtij Institucioni ka folur edhe drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj
AI ka thënë se ATK është shembull i përmbushjes në rajon.
“ATK ka zhvilluar një sistem të fuqishëm të menaxhimit të përmbushjes, planit vjetor të trajtimit të rreziqeve dhe me një proces i planifikuat vjetor të operacioneve. Menaxhimi i përmbushjes mund të konsiderohet shembull i përmbushjes në rajon. Vet fakti se përmbushja vullnetare është mbi 80%, është indikacion se ATK ofron lehtësitë të shuma për shërbime të ndryshme në kohë optimale”, ka thënë ai.
Javë më parë drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë ATK ka mbledhur afër 500 milionë euro, mbi 10% më shumë se vitin 2018
“Ne si institucion gjatë tërë vitit 2019 kemi vazhduar me trend pozitiv të rritjes të hyrave. Deri kur po flasim Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 497 milionë euro ose afër 500 milionë euro. Është trend i rritjes të hyrave në krahasim me vitin e kaluar për mbi 10%”, ka thënë Murtezaj.
Ai ka shtuar se për herë të parë borxhet në ATK kanë filluar të bien.
“Një ndër sukseset më të madh gjatë këtij viti është pjesa e borxheve. Prej një trendi të vazhdueshëm rritës që kemi pasur, këtë vit për herë të parë kemi arritur të ndalim stokun e borxheve dhe është filluar të kemi një trend rënës të stokut të borxheve. Me fillimin e vitit kemi mbi 21 milionë euro borxhe më pak, kjo është arritur duke ngritur përgjegjësinë tek stafi, dhe llogaridhënien”, ka shtuar Murtezaj./arbresh.info/
ATK mbledhë 500 milionë euro, Murtezaj flet për sfidat dhe sukseset
ATK mbledhë 500 milionë euro, Murtezaj flet për sfidat dhe sukseset
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...