Google ADS

Tetë doganierë të suspenduar për pesë muaj

15:03 | 22 Maj 2016
Arbresh.info

Dogana e Kosovës që nga fillimi i këtij viti ka suspenduar 8 oficer doganor, derisa në procedura disiplinore janë 10 raste të tjera, ku subjekt i tyre janë 18 oficerë doganor.

Puna e palodhshme dhe angazhimi, sipas Doganës ka bërë që të rrisin besueshmërinë e qytetarëve, duke arritur kështu që niveli i tanishëm të tejkalojë vitin e kaluar për 35% më shumë thirrje dhe lajmërime apo 53 informata më shumë.

“Sipas thirrjeve dhe informatave kthyese nga këto thirrje kemi diku përafërsisht85-90 %të tyre kanë rezultuar si të sakta. Si rezultat i thirrjeve dhe bashkëpunimit me qytetarëdogana ka zbuluar një mori rastesh të cilat kanë qenë të lidhura me kontrabandë, evazion fiskal si dhe me korrupsion. Derisa natyra e thirrje dhe informatave është dhënë si në vijim: 5 raste për telefona të kontrabanduar – të trajtuara, 26 raste për lojëra te fatit – të trajtuara, 9 raste për barna – të trajtuara, 12 raste për duhan të kontrabanduar – të trajtuara, 2 raste për alkool – të trajtuara, 6 raste për mallra ushqimore të kontrabanduar – të trajtuara, 4 raste për neglizhence që ka elemente të korrupsionit dhe sjelljeve të këqija – të trajtuara ,1 rast për droge – i trajtuar, 35 ankesa për vonim të kryerjes së procedurave doganore – të trajtuara,51raste të tjera (për institucionet e tjera si AUV dhe Policia e Kosovës)”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës thotë se është i vendosurnë luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative.

“Kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095, pa pagesë”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme