Termokosit i dështon tenderi për furnizim me vetura

11:28 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Termokosit i ka dështuar tenderi për furnizim me vetura.

Anulimi i kontratës ‘Furnizim me vetura pick-up’, është bërë pasi të dy ofertat e dërguara ishin vlerësuar si të papërgjegjshme. Kështu bëhet e ditur në njoftimin për anulim të aktivitetit të prokurimit të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Aty nuk jepen detaje të tjera rreth anulimit.

 

Ngrohtorja e kryeqytetit, Termokos në prill të këtij viti kishte bërë publik njoftimin për këtë kontratë. Ishte planifikuar që të bliheshin 5 vetura, katër pick-up dhe një veturë me pesë ulëse.

Ndërsa çmimi i parashikuar i kontratës 85 mijë euro.

Në të njëjtin njoftim ishin bërë publike edhe kushtet e pjesëmarrjes, teka thuhej se ofrimi i çmimit më të ulët ishte një ndër kriteret për dhënie të kontratës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme