NP “Termokos” SH.A, ashtu siç edhe është e paraparë me Ligjin për ngrohje dhe me planin e furnizimit me ngrohje, sot do të përfundojë sezonin ngrohës 2015/2016.
E ky sezon përmes një komunikate për media po cilësohet si sezoni ngrohës më i suksesshëm, jo vetëm sa i përket fillimit dhe përfundimit të furnizimit me ngrohje sipas afatit ligjor (15.10.2015- 15.04.2016), por edhe për shkak të furnizimit me ngrohje cilësore të pandërprerë përgjatë gjithë sezonit, pa asnjë ditë ndërprerje.
“Si rezultat i ngrohjes së mjaftueshme dhe cilësore, që u kemi ofruar konsumatorëve tanë, ka pasur një rrjedhojë shumë pozitive edhe në rritjen e shkallës së inkasimit, e cila në raport me sezonin e kaluar ngrohës është 71 për qind më e lartë”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatën e “Termokos” thuhet se suksesi i arritur në këtë sezon ngrohës i dedikohet menaxhmentit dhe punëtorëve të ndërmarrjes si dhe secilit konsumator, që ka paguar me rregull faturat e ngrohjes.
“Termokos falënderon konsumatorët, që kanë kontribuar në ngrit jen e shkallës së inkasimit.
Kjo kompani ka filluar po ashtu implementimin e Ligjit për faljen e borxheve publike, nga i cili deri më tani kanë përfituar mbi 1.300 konsumatorë, fton gjithë ata konsumatorë, që kanë borxhe ndaj kompanisë, të paraqiten në Shërbimin për konsumatorë për të përfituar nga mundësitë, që ofron ky ligj.
Pas përfundimit të këtij sezoni ngrohës, synim parësor i NP “Termokos” është realizimi i fazës së tretë dhe të katërt të Projektit të koogjenerimit, ku përfshihen rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe 50 nënstacioneve të ngrohjes si dhe krijimi i kushteve për fillimin e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes.
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...