Terminali Doganor i Kosovës në Shqipëri do të jetë në Durrës e funksionalizimi i tij pritet të bëhet nga janari i vitit të ardhshëm.
Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se Terminali Doganor në Durrës i Kosovës ka për qëllim lehtësimin e punës dhe shërbimeve që bëhen për bizneset.
“Kjo është lehtësim pasi nuk ndalen në dy-tri vende doganore por ndalen vetëm në një atë të portit të Durrësit. Në Vërmicë bëhet vetëm verifikimi i pagesës, e cila bëhet në portin e Durrësit”, tha ai.
Por ai tregon se funksionalizimi i plotë i këtij terminali pritet të bëhet me fillim të vitit të ardhshëm.
“Jemi të gatshëm dhe grupet punuese po punojnë nga Shqipëria. Shpresojmë që do të fillojmë gjatë këtij muaji me disa testime dhe nga 1 janari do të fillojmë”, tha Berisha.
Ndryshe, hapjen e një terminali doganor të Kosovës në Durrës e ka kundërshtuar Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...