Pasditen e së martës Telekomit të Kosovës i janë tërhequr rreth 3.5 milionë euro pas bllokimit të llogarive bankare nga “Dardafone.net LLC”.
Kjo vlerë përfshin të gjithë paratë që ndërmarrja publike i kishte në pronësi, ndërsa ende ka paqartësi se di do të paguhen edhe mbi 20 milionë të tjera sa është obligimi financiarë që Telekomi i ka Z-mobile.
Portali arbresh.info gjatë të mërkurës ka provuar të kontaktoj me Qeverinë e Kosovës, por të cilët nuk janë përgjigjur nëse kanë ndonjë zgjidhje në lidhje me atë që po ndodhë në Telekomin e Kosovës.
Ndërsa ish- kryetarja e bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha ka thënë për arbresh.info se mund të konfiskohen edhe asete të ndërmarrjes.
“Po mundet me i konfisku edhe asetet, objektet janë me qira por asetet e luajtshme mund të konfiskohen. Duhet të ndërhyjë aksionari, nuk është përgjegjësi e këtij bordi që ka dhënë dorëheqje apo e bordit të kaluar, është borxh që ka rrjedhë me një marrëveshje të vitit 2008, me një proces të Arbitrazhit”, ka thënë ajo.
Edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit duhet zbatuar në të kundërtën do të ketë ‘goditje’ për investitorët potencial në Kosovë.
“Vendimet e gjykatave ndërkombëtare të arbitrazhit në të cilat palë janë institucionet publike në Republikën e Kosovës duhet zbatuar. Një shtet si Kosova që synon të tërheq investitorë të huaj dhe që zhvillimi ekonomik varet nga investimet e huaja, mos respektimi i vendimeve të tilla do të ishte goditje fatale për investitorë potencial në Kosovë”, ka thënë ajo.
Miftaraj ka shtuar gjithashtu se edhe pse qeveria është aksionar në Telekomin e Kosovës vendimi duhet të zbatohet njëjte.
“Kur kësaj i shtohet fakti se në vendin tonë sistemi i drejtësisë është në gjendje të mjerueshme dhe që nuk garanton efikasitet, pavarësi dhe paanshmëri, mos respektimi dhe zbatimi i vendimeve të tilla do të ishte goditja fatale lidhur me çdo investitor potencial. Gjykata Themelore në Prishtinë por edhe përmbaruesi privat nuk mund të akuzohen dhe as mbahen përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe ushtrimin e përgjegjësive të tyre. Sikurse, në bazë të ligjit çdo mjet financiar që do të qarkullon në llogaritë bankare të Telekomit të Kosovës do të jetë subjekt i përmbarimit respektivisht shlyerjes së borxhit në masën që e ka përcaktuar gjykata ndërkombëtare e arbritrazhit, ku asnjë rol nuk luan nëse qeveria është aksionar dhe zbatohen njëjtë si në çdo rast tjetër procedura e përmbarimit”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka thënë se shteti ka dështuar në hetimin e keq menaxhimeve andaj kjo nuk duhet të ndikoj në mos zbatimin e obligimeve ndërkombëtare.
“Dështimet e shtetit për të hetuar në mënyrë profesionale çdo shkelje ligjore lidhur e këtë proces dhe dështimet e qeverive të kaluara për të mbajtur përgjegjës dhe llogaridhënës bordet e Telekomit dhe ekzekutivin e tij për punësimet partiake, keqmenaxhimin, lidhjen e kontratave të dëmshme nuk mund të thellojnë këtë katrahurë duke mos zbatuar obligimet ndërkombëtare”, ka përfunduar ai.
Ndryshe javën që lamë pas ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovë si janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare nga përmbaruesi pas Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Për disa ditë radhazi ishin organizuar takime mes përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe Telekomit të Kosovës për të gjetur një zgjidhje teksa në takimin e fundit ishte i pranishëm edhe pronari i z-mobile, Blerim Devolli.
arbresh.info kishte sjellë prapaskenat e këtij takimi, ndërsa pak orë pas tij nga llogaritë bankare të Telekomit ishin tërhequr të gjitha mjetet që përbënin vlerën e rreth 3.5 milionë euro.
Ndërsa sot për të kundërshtuar këtë vendim, Sindikata e Telekomit, do të organizoj protesta 24 orëshe para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
“Ju njoftojmë se të enjten me dt.23.07.2020 prej orës 13:00, mbahet protestë 24h tek Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Protesta organizohet nga FSP-PTK në mbrojtje të kompanisë. Do të protestojmë dhe rezistojmë, sepse grupet e errëta dëshirojnë t’i lejnë fëmijët tanë pa buke. Do të protestojmë për t’i treguar këtij shteti se edhe punëtorët e Telekomit janë të Kosovës. Prandaj, bashkohu edhe ti! FSP-PTK “, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag