Telekomi padit Qeverinë e Kosovës

13:30 | 24 Prill 2020
Arbresh.info

Ndërmarrja Publike , Telekomi i Kosovës ka paditur Qeverinë e vendit.

Këtë e ka bërë të ditur kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, shkruan arbresh.info.

Istrefi në një konferencë për medie ka thënë se padinë e ka bërë një javë më parë. Sipas tij padia është bërë mbi vlefshmërinë e vendimit të Kuvendit për emërimin e Bordit të TK.

“Padinë e kam bërë më 17 prill, dhe kam kërkuar një propozim të caktim të masës së sigurisë që do të thotë se vet bordi që ka ardhë dhe është instaluar jashtëligjshëm më bën të mendoj dhe veproj të mos zbatoj vendimet e tyre”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme