Google ADS

Telekomi me llogari të bllokuar planifikon të blej 2 laptopë nga 2 mijë euro

08:31 | 17 Korrik 2020
Arbresh.info

Telekomit të Kosovës i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare .

Por, ndërmarrja publike po vazhdohet me hapjen e tenderëve të cilët i kishte planifikuar më parë, shkruan arbresh.info.

Së fundi është hapur tenderi për furnizim me dy laptopë.

Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është3 700 euro.

Gjithashtu në të njëjtin njoftim thuhet se ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është data 22.07.2020 vetëm përmes platformës elektronike të prokurimit.

“Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 22.07.2020    koha 14:00:00  vendi, Ofertat duhet të dorëzohen përmes platformës elektronike të prokurimit, vetëm ofertat e dorëzuar ne forme elektronike do të pranohen (bazuar në VENDIMIN Nr   48  2018 të KRPP)”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme