Rreth 1.5 milion euro është pagesa që do të bëjë Telekomi i Kosovës drejt Z-Mobilet si pjesë e marrëveshjes të nënshkruar sot mes dy palëve.
Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nënshkroi sot me drejtuesit e Z-Mobile marrëveshjen e cila shmang pagesën e gjobës prej 32 milionë euro, gjobë e cila iu shqiptua Telekomit të Kosovës nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.
Si pjesë e marrëveshjes u bë e ditur se Telekomi duhet të paguajë shpenzimet e Arbitrazhit, ndërsa fillimisht nuk ishte bërë e ditur shuma e përafërt.
Tani në Interaktiv të KTV-së, Mustafa ka thënë se sipas pagesave të para që ka parë shuma fillestare është rreth 1.5 milion euro.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...