Kosovës ende po i kanoset rreziku të përballet me një krizë energjetike, pasi që procedurat e shpronësimit për tokat e banorëve të fshatit Shipitullë, ende janë në proces.
Në këtë zonë të fshatit Shipitullë do të bëhet zgjerimi i mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Nga rreth 52 hektarë tokë, të cilat duhet të shpronësohen, Qeveria e Kosovës deri më tani ka bërë vlerësimin dhe ka marrë vendim përfundimtar për shpronësim të 1.5 hektarëve.
Ndërsa, për pjesën e mbetur të tokave në Qeverisë së Kosovës ka marrë vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave, të cilat preken nga realizimi i projektit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi përfundimtar për shpronësim është marrë për 11 prona.
“Vlerësimi ka përfunduar për zonën kadastrale Shipitullë dhe zonën kadastrale Hade. Gjithashtu, është marrë edhe vendimi përfundimtar ku nga17 prona kanë hyrë në vendim përfundimtar 11 prona për shpronësim. Ndërsa, sa i përket vlerësimit kemi të bëjmë me një hapësirë prej afër 1.5 hektarë dhe 8 objekte të improvizuara. Kurse, vlera financiare është rreth 236.000 euro”, ka theksuar Shahini.
Ndërkohë, kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka kërkuar efikasitet më të lartë nga Korporata Energjetike e Kosovës lidhur me shpronësimet.
“Ne duhet të kërkojmë nga KEK-u që me kohë t’i përgatisë të gjitha këto vendime, në mënyrë që Qeveria, as KEK-u, të mos vijnë në situatë të tillë të ngutshme, veçmas tani kur jemi në përgatitje të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e re”, që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështjet e shpronësimeve edhe në çështjet e zhvendosjes së popullatës nga ato prona”, ka deklaruar Mustafa.
Korporata Energjetike e Kosovës një muaj më parë kishte thënë se Kosova mund të përballet me një krizë energjetike, për shkak të shpenzimit të rezervave të qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike, dhe kishte kërkuar hapa konkretë të përshpejtimit të procedurave të shpronësimit për banorët.
Proceduarat për marrjen e këtyre tokave në fshatin Shipitullë dhe në gjithë zonën e mihjes së re, bëhet përmes dy dokumenteve ‘Korniza e politikave për zhvendosje’ dhe ‘Ligji për shpronësimin e tokës së paluajtshme’.
Disa nga banorët e kësaj zone kanë nënshkruar tani marrëveshjen ‘Korniza e politikave për zhvendosje’, pa u detyruar që toka t’iu merret përmes ligjit për shpronësim.
Arben Gjukaj, drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, pati thënë për Radion Evropa e Lirë, se kanë vazhduar negociatat me banorët për të nënshkruar marrëveshjet për shpronësim.
Disa nga banorët, ka thënë Gjukaj e kanë pranuar ofertën, por ka edhe banorë, të cilët kanë kërkesa të ndryshme dhe shtyhen nga dikush tjetër që të mos e pranojnë.
Ai iu kishte bërë thirrje autoriteteve në vend që të jenë vigjilente dhe të marrin vendime sa më të shpejta dhe ta ndihmojnë Korporatën që të kalojë këtë sfidë.
“KEK-u kërkon që të respektohen ligjet, të respektohen rregulloret dhe ta evitojmë të keqen e mundshme, pasi që po hyjmë në sezonin e dimrit. Ne jemi duke bërë përpjekje që të mos vijmë në atë situatë, por nëse nuk kryhen veprimet konform kërkesave tona, atëherë mund të vijmë në një situatë jo të mirë dhe ne do të veprojmë konform asaj situate”, ka thënë Gjukaj.
Me disa nga banorët e fshatit Shipitullë, me të cilët Radio Evropa e Lirë kishte biseduar, kishin thënë se do të largoheshin nga këtu nëse edhe Qeveria do t’i vlerësonte si duhet tokat e tyre dhe t’iu ofronte punësim.
Qamil Mjekut nga ky fshat, shtëpia prej 128 metrash katrorë, nga autoritetet në Kosovë i është paraparë t’i kompensohet në vlerë prej afër 39 mijë eurosh, për ç’gjë zoti Mjeku ka thënë se është vlerë shumë e ulët.
Ai ka treguar se ende nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për shpronësim, por do ta bëjë një gjë të tillë…
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...