Organizata të shoqërisë civile bashkë me institucionet e vendit diskutuan për faktorët që ndikojnë te punsueshmëria e të rinjve, gjatë një takimi të përbashkët në Prishtinë.
Organizata kosovare Lens pati rastin ti njoftojë të pranishmit rreth analizës së tyre të fundit mbi faktorët që e ndikojnë punësimin e të rinjve në vend, analizë kjo e zhvilluar në kuadër të projektit për avokimin e politikave më të mira të punësimit për të rinjtë e moshave 15-30 vjeç. Projekti është pjesë e një iniciative rajonale përmes së cilës organizatat e përfshira po synojnë politika gjithëpërfshirëse të punësimit, i njëjti po zhvillohet përgjatë të gjithë rajonit.
Të pranishmit në takim, përfshirë zyrtarë nga Ministria e Rinisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe përfaqësues të bizneseve e të organizatave jo qeveritare, diskutuan në lidhje me mundësitë e pakta që po ju ofrohen të rinjve në tregun e sotëm të punës.
Nga të gjithë u përsërit shqetësimi i papunësisë së lartë tek të rinjtë e cila vjen si pasojë e zhvillimit të ultë ekonomik që po shënon Kosova. U fol për iniciativat e Qeverisë dhe organizatave joqeveritare për të adresuar problemin e papunësisë së të rinjve, me ç’rast drejtori i departamentit të rinisë Xhevat Bajrami theksoi nevojën për koordinim dhe harmonizim të këtyre ndërhyrjeve, me qëllim që të evitojmë përsëritjen dhe dyfishimin e iniciativave të njëjta.
Bujar Ejupi tregoi për disa nga gjetjet e analizës së Lens, midis tjerash foli për reflektimin e të rinjve gjatë hulumtimit, të cilët thonë se punësimi aktualisht nuk bazohet në kualifikime, por varet nga lidhjet dhe rekomandimet e drejtpërdrejta.
Mungesa e një planifikimi dhe orientimi po çon të rinjtë drejt orientimit masiv në disa karriera dhe profesione që nuk po u ofrojnë mundësi punësimi, përderisa ka shmangie nga karriera që kërkojnë më pak kualifikime akademike.
Ejupi vazhdoi se hulumtimi ka treguar se ekziston mungesë e njohurive të përgjithshme nga ana e të papunëve dhe punëdhënësve për shërbimet e punësimit që ofrojnë institucionet e vendit. Përderisa një numër i konsiderueshëm i të papunëve të regjistruar tek to ka fokus primar të përfitojë nga skemat sociale, dhe nuk do ta konsideroj punësimin e ofruar, përveç nëse është afatgjatë dhe i sigurt.
U prezantuan programet dhe mundësitë për trajnim të shkathtësive të të papunëve, të cilat nga përfituesit janë të cilësuara si të kufizuara në aspektin e sasisë, mundësive dhe zgjedhjes së programeve. Të pranishmit theksuan nevojën për promovim të shkollave dhe trajnimeve profesionale si dhe nevojën për zgjerim të këtyre shërbimeve. Aktualisht në Kosovë shërbime të trajnimit ofrojnë vetëm 8 Qendra të Aftësimit Profesional (QAP). Sipas drejtuesit të QAP Prizren Sinan Gashi, tregu i punës ka nevojë për më shumë planifikim dhe orientim në karrierë që në vend të universitetit do ti orientonte të rinjtë drejt profesioneve të kërkuara të cilat ofrojnë mundësi punësimi.
Projekti po mbështetet nga Komisioni Evropian dhe nga Friedrich Ebert Shtiftung në Prishtinë. Eshtë duke u implementuar në nga një rrjet organizatash nga Kosova, Shqipëria, Mali i zi, Maqedonia, Serbia, Turqia, Bosna dhe Hercegovina dhe po koordinohet nga ADP ZID (nga Mali i Zi).
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...