Oda Ekonomi Gjermano-Kosovare së shpejti do t’u mundësojë shumë të rinjve kosovarë që të shkojnë në Gjermani për aftësim dhe arsimim profesional.
Kjo, pasi që OEGJK nënshkroi sot një Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenës Sociale për Projektin për aftësim dhe arsimim profesional të të rinjve në Gjermani.
Projekti, i cili ka për qëllim që brenda 3 vite e gjysmë t’i aftësojë për punë të rinjtë e përzgjedhur, është implementuar nga Oda Ekonomike Gjermane, i mbështetur nga institucionet relevante gjermane dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Gjermani.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e Kosovës mbi moshën 18 vjet dhe të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që të rinjtë të aftësohen profesionalisht në një shtet siç është Gjermani, e cila njihet për aftësime profesionale.
Sipas Abrashit, kjo mundësi është një formë e punësimit sezonal, dhe do të vazhdohet me këso lloj marrëveshjesh edhe me shtete të tjera.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...