Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, bëri të ditur se në seancën plenare të së mërkurës do të shqyrtohen ndryshimet ligjore në lidhje me tërheqjen e Trustit.
“Në seancën e të mërkurës do të shqyrtohen ndryshimet për tërheqjen e 30% të Trustit. Nuk do të ndalemi nëse është nevoja edhe deri në Gjykatë Kushtetuese. Prekë 695 kontributpagues, dhe ndikon direkt në mirëqenien e qytetarëve. Pozita, presim të reflektojë në gjendjen e rënduar të qytetarëve”, deklaroi Tahiri pas mbledhjes së kryesisë.
Ai ka folur edhe në lidhje me pensionet e veteranëve, dhe kërkesën për rritje në lartësinë e pagës minimale.
“Në asnjë rrethanë nuk duam që çështjen e veteranëve ta shndërrojmë në një kauzë politike, por do të duhej të jetë kauzë që bashkon pozitën dhe opozitën. Shpresojmë që ky dialog të përfundojë me një dakordim me të cilin do të ndaheshin të kënaqur veteranët”, deklaroi Tahiri./arbresh.info/
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...