Kosova të mërkurën e ardhshme do të jetë nikoqire e konferencës ministrore të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, “ Western Balkans 6”, ku do të diskutohen projektet konkrete ekonomike të karakterit rajonal, me theks të veçantë në investimet në infrastrukturë. Kësaj konference i paraprinë ajo e Berlinit e organizuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, me synimin e vetëm nxitjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit.
Kështu bëri të ditur Ardian Arifaj, këshilltari politik i zëvendëskryeministrit të parë, njëherit ministrit të punëve të jashtme, Hashim Thaçit. Arifaj në një prononcim për KosovaPress ka thënë se në këtë konferencë janë ftuar të vinë komisionarët e BE-së, si dhe ministrat e jashtëm dhe ata të infrastrukturës nga gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia.
“Janë ftuar ministrat që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe çdo gjë është përgatitur. Ajo që është me rëndësi, është që ministrat e infrastrukturës tani më kanë qenë në Bruksel dhe kanë diskutuar për hartat e asaj që quhet, “core network” të rrugëve bazë. Të themi që qëndrimet janë përafruar dhe në Prishtinë do të prezantohet kjo hartë e cila do t’i lidh këto gjashtë vende të Ballkanit perëndimor, dhe do ta lidh edhe Ballkanin perëndimor me perëndimin”, tha ai.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një hartë e cila do të hyjë edhe në dokumentet zyrtare të BE-së edhe do të njihet gjithmonë si një e arritur e madhe e Kosovës në promovimin e bashkëpunimit rajonal, pastaj të rajonit me BE-në. Duke e quajtur këtë si një prej sukseseve më të mëdha të deritashme të politikës së jashtme të Kosovës por edhe dëshmi e rolit konstruktiv që Kosova po luan në rajon.
Arifaj ka rikujtuar se në muajin gusht të vitit të kaluar është mbajtur një samit i madh i vendeve të Ballkanit perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE, ku është konfirmuar edhe njëherë se Ballkani perëndimor ka të një ardhme evropiane por aty është diskutuar edhe për projektet konkrete se si të inkurajohet bashkëpunimi rajonal si kusht për integrimin në BE por pastaj edhe ecja e tërë rajonit të Ballkanit perëndimor drejt BE-së.
Tutje, Arifaj ka nënvizuar se si vazhdimësi e projekteve që janë paralajmëruar në samitin e Berlinit dhe që mendohet të konkretizohen në samitin i cili do të mbahet në muajin gusht të këtij viti në Vjenë, është edhe konferenca në nivel ministrash në Prishtinë, në të cilën sipas Arifajt do të prezantohen hartat për rrugët kryesore që do duhej të lidhnin kryeqytetet kryesore të Ballkanit perëndimor.
“E kemi fjalën pra, për autostradat që do të lidhin kryeqytetet. Hekurudhat që do të lidhin kryeqytetet, portet ujore, aeroportet e rrugët e tjera. P.sh. kanalet, lumenjtë me të cilat do të përmirësohet lidhja e Ballkanit perëndimor, e kryeqyteteve të rajonit dhe pastaj i tërë rajoni i Ballkanit perëndimor të lidhet më mirë me vet BE-në”, është shprehur Arifaj.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...