Dogana ka arritur rezultate të kënaqshme në mbledhjen e të hyrave nga lojërat e fatit.
Duke parë ecurinë dhe tendencën e mos-pagesës, dogana ka ndërmarr aksione të vazhdueshme gjatë 5 muajve të fundit dhe si rezultat ka arritur që përveç shqiptimit të gjobave, mbylljes dhe konfiskimeve gjithashtu të rrit të hyrat nga pagesat obligative të kompanive që merren me lojëra të fatit.
Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se të hyrat kanë shënuar rritje në vlerë mbi 1 milion euro se shprehur ne përqindje: 24.3% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2015.
“Derisa edhe numri i gjobave është rritur nga 16 në 31 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje: 93.75% më shumë gjithashtu edhe shuma e mjeteve të inkasuara nga gjobat është rritur nga: 44.250 € në 66.820 € në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 51% më shumë. Pra mos-pagesat e rregullta dhe pikat e basteve të pa licencuar a ishin edhe cak i njësive tona ku numri i kundërvajtjeve është rritur nga: 9 në 34 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 278% më shumë”, thuhet në komunikatë.
Nga Dogana e Kosovës më tej njoftojnë se numri i pajisjeve pa licence të sekuestruara është rritur nga: 36 në 114 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 ose shprehur në përqindje 217% më shumë.
“Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt”, thuhet në fund të komunikatës.
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...