Të hyrat e kontestueshme të Doganës së Kosovës

09:20 | 31 Korrik 2021
Përparim Bublaku

Të hyrat rekord të Doganës së Kosovës me mbi 700 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, po shihen si jo reale.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se rritja e të hyrave ndodh si shkak i çrregullimit të çmimeve, si dhe hapja e furishme e bizneseve nga mbyllja që ishte gati për një vit e gjysmë.
Për arbresh.info, njohësi i çështjeve ekonomike, Burim Berisha, e quajti jo korrekte matjen e të hyrave doganore për këtë gjashtë mujorë.

“ Me qenë se në vitin e kaluar nuk kanë punuar, bizneset nuk kanë qarkullua, të hyrat doganore kanë qenë shumë më të ulëta sepse gjithë sektori i biznesit ka qenë i mbyllur, dhe është një kohë prej një viti e gjysmë që nuk kanë punuar bizneset dhe tash është një fluks i madh për momentin, ata nuk e kanë marr si shembull me bë një krahasim me vitin 2019-18, e kanë bërë me një vit pandemik e për këtë nuk është një krahasim i denjë, nuk është një krahasim i qëndrueshëm”, tha Berisha.

Mungesa e qarkullimit të bizneseve për një vit e gjysmë ka sjellë fluksin e të hyrave theksoi Berisha, dhe si i tillë sipas tij nuk është edhe aq pozitivë sa po thuhet.
“Nuk është një rekord i doganës, ose kanë bërë ndonjë lehtësim ose ndryshimi që me thonë që ka ndikua dhe është bërë ajo rritje, jo vetëm unë por askush nuk mundet me e vërejt që është bërë ndonjë lehtësirë që ka me pas qarkullim ose është tu pas ndonjë zhvillim tjetër të brendshëm që me ndikua me pas rritje, është si pasojë e mungesës së qarkullimit të biznesit për një vit e gjysmë edhe hamgjitjes së gjitha stoqeve që kanë qenë apo bizneseve nashti kanë hyrë në kredi të mëdha për me marr mallra për me u furnizua për sezonin verore dhe është e dyta që nuk është bërë një krahasim i duhur mes vitit 2018-2019, por është bërë me një vit pandemik”, ka thënë ai.

Berisha ka marrë shembull vitin 2020, i cili ka qenë vit pandemik, ku sipas tij kanë qenë diku mbi 500 milionë, ndërsa sivjet pas lirimit të masave sipas tij, i kemi 700 milionë.

“Nuk e shoh që është njëfarë ndikimi pozitiv që ka bërë lehtësira ose veprime konkrete Qeveria që ka ndikuar në rritjen e këtyre të hyrave doganore”, deklaroi Berisha.

Mendim tjetër ka njohësi i çështjeve ekonomike Safet Gërxhaliu ku tha se është një gjë e mirë që disa indikator në Kosovë kanë filluar të kenë një ngritje, e që vije si shkak i një çrregullimi të çmimeve të produkteve në tregjet evropiane dhe botërore.

“Është e vërtet që disa indikator në Kosovë janë duke u përmirësuar në media flitet më të madhe për punën e të hyrave nga Dogana po ashtu edhe nga Administrata tatimore, janë lajme të mira të cilat sjellin shpresën e humbur në Kosovë, mirëpo duhet të kuptohet që një dukuri e tillë është duke ndodhur nga çrregullimi i çmimeve të produkteve strategjike në tregjet evropiane dhe botërore.

Gërxhaliu thotë se ngritja së çmimeve dhe të hyrave doganore të tilla, mund të ndikojnë negativisht në sektorin privat.
“Në qoftë se një produkt strategjik i metalit para një viti, dy viti ka kushtu 350 euro për tonë, sot kushton 1250 tonë, prandaj nuk është diçka që duhet të sjell eufori, është lajm i mirë por e tëra kjo do të ndikojë edhe në ngadalësimin e investimeve qoftë në ndërtimtari qoftë në tregti sepse janë çmime dhe kosto të pa turbulluara dhe me këtë trend të ngritjeve të çmimeve dhe në këtë rritje të të hyrave në doganë nuk mund të ketë zhvillim në veçanti në sektorin privat”, deklaroi Gërxhaliu.

Ndryshe Dogana e Kosovës ka shënuar rekord të të hyrave me mbi 700 milionë euro për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ku sipas të dhënave të Doganës kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord i mbledhjes së të hyrave.arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme