Të hënën testohet “Autostrada energjetike”, deri në kufi me Shqipërinë

15:02 | 11 Dhjetor 2015
Arbresh.info

​KOSTT ka njoftuar se të hënën do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV, që lidhë Kosovën me Shqipërinë, deri në kufi me Shqipërinë.

Linja në fjalë shtrihet nga nën stacioni 400/220 kV Kosova B përgjatë zonave kadastrale Obiliq nëpër fshatrat: Obiliq, Milloshevë dhe Plemetin, Vushtrri nëpër fshatrat: Prelluzhë, Bivolak, Strofc dhe Zhilivodë, Drenas nëpër fshtrat: Gradice, Gllanaselle, Çikatovë e vjetër, Gllobar, Çikatovë e re, Domenek, Krajkovë, Llapushnik, Negroc dhe Arllat, Malisheve nëpër fshatrat: Balincë, Vërmicë, Carallugë, Burim, Gurëbardhë, Lashkidrenoc, Dragobill dhe Shkaroshnik, Rahovec nëpër fshatrat: Zatriq, Pastasell, Polluzhë, Dobidollë dhe Qifllakë, Gjakovë nëpër fshatrat: Doblibarë, Meqë, Bec, Kodroli, Zhdrellë, Janoshë, Pahibardhë, Novo Sel e Epërme, Dobrigj, Hereç, Sheremet, Batush, Nirokaz, Molliq dhe Brovinë.

Deçan nëpër fshatin Gramaçel si dhe përgjatë zonës kadastrale Junik deri në kufi me Shqipërinë.

KOSTT nëpërmjet një komunikate ka lutur qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime të kenë kujdes gjate lëvizjes në afërsi të linjës energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri deri në kufirin me Shqipërinë, pasi që në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret.

Po ashtu, njoftohen qytetarët për respektimin e kufizimeve brenda servitutit, konform ligjeve, në lidhje me ndërtimet, kultivimin e gjelbërimit të lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme