Shefat e Qeverisë, ministrat e jashtëm, ministrat e ekonomisë dhe ministrat e transportit të Ballkanit Perëndimor së bashku me homologët e tyre nga disa vende anëtare të BE-së dhe përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së diskutuan mbi fushat kyçe të bashkëpunimit rajonal dhe vendosën masa konkrete për të lidhur më shumë mes vete infrastrukturat, ekonomitë dhe popujt e rajonit.
Bashkimi Evropian e ka përmledhur gjithë atë që ndodhi më 12 korrik, në Trieste, në Samitin e Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Pas samitit, Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja Federica Mogherini tha së në këtë samit u konfirmua perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Të gjashtë partnerët në Ballkanin Perëndimor pa dyshim duan të jenë më të integruar në BE, duke qenë të vendosur për një të ardhme në Bashkimin tonë për të gjithë. Pasi të miratohen reformat e duhura, do të jemi shumë të vendosur nga ana jonë. Së dyti, u konfirmuan shumë projekte të reja praktike dhe u nënshkrua Traktati i Komunitetit të Transportit duke krijuar kështu lidhje të reja. Pra hapa praktikë dhe perspektiva evropiane, një samit shumë i suksesshëm.”
Komentet e Federica Mogherinit pas samitit mund t’i gjeni ketu.
Johannes Hahn, Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit mori pjesë në shumë ngjarje, duke përfshirë ceremoninë e nënshkrimit të “letër marrëveshjes” për ndihmë të re në kuadër të Zhvillimit të Ndërmarrjeve dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimor, Forumit të Biznesit, Forumit të Shoqërisë Civile, Forumit Rinor dhe takimin me ministrat e punëve të jashtme.
Fjalimet e Komisionerit Hahn në Forumin e Biznesit dhe në Forumin Rinor janë në dispozicion edhe në internet.
Violeta Bulc, Komisionere për Transport u takua me ministrat e energjisë dhe ministrat e transportit duke u fokusuar veçanërisht në finalizimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe në sigurinë rrugore. Me nënshkrimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit edhe Federica Mogherini dhe Johannes Hahn ishin të pranishëm.
Takimi ishte pjesë e “Procesit të Berlinit”, një iniciativë për bashkëpunim më të fortë rajonal në Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit përfshinin shtetet anëtare të BE-së: Austrisë, Kroacisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Sllovenisë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Të gjithë pjesëmarrësit shprehën gjithashtu kënaqësi të madhe në lidhje me perspektivën e ngjarjeve të nivelit të lartë në rajon.
Lidhja e infrastrukturave
Presidenca e BE-së dhe Komisioni Europian nënshkruan, në emër të Bashkimit, Traktatin e Komunitetit të Transportit me pesë partnerë të Ballkanit Perëndimor. Samiti i bëri thirrje Bosnje dhe Herzegovinës ta nënshkruajë këtë traktat sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kjo arritje e rëndësishme do të hapë rrugën për përmirësimin e infrastrukturës si dhe shërbime më cilësore të transportit në të gjithë rajonin. Traktati i Komunitetit të Transportit do të ndihmojë në vënien në veprim të reformave që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve, për shembull në fushën e sigurisë rrugore. Sigurimi i stabilitetit më të madh do të tërheqë investitorë të rinj në rajon dhe do të nxisë rritjen ekonomike të tij. Së fundmi, ky Traktat do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të harmonizojnë ligjet e tyre kombëtare të transportit me ato të BE-së, duke forcuar kështu marrëdhëniet e fqinjësisë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkufitar dhe duke i afruar këto vende më pranë Bashkimit Evropian. Më shumë informacion mund të gjeni në këtë fletë-informacion dhe në hartën e cila shfaq projektet e investimeve në infrastrukturë.
Komisioni Evropian paralajmëroi një paketë thelbësore për projekte të ndërlidhjes, që arrinë në 194 milionë euro grante dhe duke investuar 500 milionë euro për shtatë projekte të reja rajonale për të përmirësuar lidhjet e transportit dhe energjisë brenda Ballkanit Perëndimor me BE. Të përfshira në këtë paketë janë katër projekte të paraqitura nga Bosnja dhe Hercegovina, të cilat do të vazhdojnë sa më shpejt që çështjet e mbetura të lidhura me hapësirën fiskale të zgjidhen dhe Bosnja dhe Hercegovina të nënshkruaj Traktatin e Komunitetit të Transportit.
Lidhja e ekonomive
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u pajtuan mbi një plan veprimi për të zhvilluar një Zonë Ekonomike Rajonale për konsolidimin e një tregu me rreth 20 milionë njerëz dhe kështu të tërheqin investime dhe të gjenerojnë rritje dhe vende pune. Objektivat që do të arrihen gjatë viteve të ardhshme gjithashtu përfshijnë zhvillimin e tregjeve digjitale, rritjen e zgjuar, lëzivjen e punëtorëve të kualifikuar dhe njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale në rajon. Komisioni do të mbështesë zbatimin e kësaj iniciative me një pako prej 7 milion euro për përmirësimin e klimës së investimeve, strategjive të specializuara dhe Forumit të Investimeve të Odës së Ballkanit Perëndimor. Forumi, i cili mbledh odat lokale të tregtisë, emëroi sekretariatin e tij të përhershëm, i cili do të ndihmonte që Zona Ekonomike Rajonale të shndërrohej në mundësi konkrete për kompanitë në të gjithë rajonin.
Në mbështetje të sektorit privat, Komisioni Evropian ofroi €48 milion fonde shtesë nga BE-ja për Programin e Zhvillimit dhe Inovacionit të Ndërmarrjeve të Ballkanit Perëndimor (EDIF), i cili pritet të shfrytëzojë rreth €250 milionë për kompanitë në rajon.
Lidhja mes popujve
Forumi Rinor i BE-Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Komisionerit Hahn, bashkuan më shumë se 100 udhëheqës të rinj dhe përfaqësues të organizatave të të rinjëve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja për të debatuar mbi lëvizjen, përfshirjen, ndërmarrësinë dhe pjesëmarrjen e rinisë. Përfundimet e forumit u prezantuan në samit dhe gjithashtu do të shërbejnë si bazë për Zyrën Rajonale për Bashëpunim të të Rinjve (RYCO) për të zhvilluar programin e vet të punës. Gjatë samitit, udhëheqësit politikë të rajonit rikonfirmuan angazhimin e tyre për skemën e shkëbimit të shërbyesve të rinj civilë nga Ballkani Perëndimor, i cili u lansua gjatë samitit të vitit të kaluar në Paris dhe ka dhënë rezulatate shumë pozitive.
ballkani_perendimor_zona_ekonomike_rajonale.docx
/arbresh.info/
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...