Volumet e larta të përpunimit të mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 çuan në rritjen e të ardhurave të Portit me ritme të larta si me vitin 2020, ashtu edhe me periudhën e para pandemisë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual, të ardhurat më 2021 kanë arritur në 2,8 miliardë lekë ose 48% më shumë se në 2019 dhe 12% më shumë se në 2020.
Fitimi para tatimit është rritur me 26.55%, po krahasuar me vitin 2020. Përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit gjatë vitit 2021 ka njohur rritje të ndjeshme, duke arritur pothuajse në kufijtë e shfrytëzimit maksimal të kapaciteteve përpunuese që ky port ofron në kushtet aktuale, atë të 5 milionë tonë/vit.
Referuar të dhënave zyrtare nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë periudhës janar- dhjetor 2021 në Portin më të madh në vend janë përpunuar 4,438,611 tonë mallra, 9% më shumë se në vitin 2019, përpara pandemisë.
Sipas të dhënave statistikore të APD-së, aktiviteti përpunues në të 4 terminalet portuale është rritur krahasimisht me vitin 2020, kur u vendosën masat kufizuese anti-Covid, por edhe me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe atë 2018-s, që respektivisht kanë rezultuar në bilance vjetore me: 3,881,976 tonë (2020), 4,072,543 tonë (2019), 3,614,606 tonë (2018).
Burimet zyrtare pohuan se mirëadministrimi i të ardhurave, likuiditeteve dhe shërbimeve janë disa prej indikatorëve që kanë ndikuar në këtë performancë financiare të një prej kompanive shtetërore më të mëdha në vend.
Divizioni i Financës dhe Administrimit në Autoritetin Portual Durrës bën të ditur se ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë performancë ekonomiko-financiare janë:
Politika tarifore të adaptuara me tregun rajonal dhe Europian;
Mirëadministrimi i shërbimeve në Terminalin e Konteinerëve;
Mirëmenaxhimi i likuiditeteve ndërthurur dhe me menaxhimin rigoroz të debitorëve duke siguruar një rritje të arkëtimeve;
Ulja e nivelit të humbjeve për shpenzime në ujë dhe energji për subjektet të cilët operojnë në territorin e APD-së;
Mirëadministrimi i të ardhurave përkundrejt shpenzimeve në lekë dhe valutë./monitor.al/
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...