Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën për media me rastin e prezantimit të analizës së politikave ‘Taksat e dedikuara në Kosovë – çka po marrim në këmbim të pagesës?’
Buxheti i Kosovës përgatitet nga Ministria e Financave dhe krijohet prej të ardhurave që vijnë nga taksat, tatimet dhe detyrime të ndryshme financiare, si dhe të ardhurat tjera të përcaktuara dhe të definuara me kornizë përkatëse ligjore.
Të hyrat nga tatimet dhe taksat përbëjnë shtyllën kryesore prej së cilës varet qëndrueshmëria financiare e një shteti.
Të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tatimet historikisht janë përdorur për ndërtim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës ekonomike dhe fizike të shtetit, për mbrojtje të pronës, për zbatim të ligjit, për dhënie të subvencioneve, si dhe për ofrimin e shërbimeve të ndryshme (arsim, shëndetësi, siguri publike, etj.) të cilat janë ekskluzivisht përgjegjësi e shtetit.
Ky punim analizon nëse ekziston një raport i drejtë në Kosovë në mes të sasisë së taksave të dedikuara, siç është shembulli i taksës ekologjike apo taksës rrugore që hyjnë në buxhet në momentin e mbledhjes, dhe sasisë së mjeteve që dalin si të dedikuara, në momentin e shpërndarjes tek organizatat buxhetore.
Në bazë të gjeturave të analizës vërehet një disproporcion tejet i madh në mes të shumës së inkasuar dhe mjeteve të alokuara, me ç’rast dëshmohet mosrespektimi i parimit të ekuivalentit e si përfundim këto taksa i ngarkojnë edhe më shumë xhepat e qytetarëve.
Konferenca do të mbahet nesër, e marte, datë 12 prill 2016 duke filluar nga ora 11:00 në zyret e Fondacionit Friedrich Ebert, i cili gjendet në rrugën “Pashko Vasa”, nr.23 në Qytezën Pejton.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend