Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri sot do të mbajë konferencë për medie.
Në njoftim thuhet se gjatë konferencës do të prezantohet qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për Ligjin e Pagave, shkruan arbresh.info.
Konferenca do të filloj në orën 15:00.
Kujtojmë që ditë më parë Gjyakat Kushtetuese ka vendosur se Ligji për Paga ligji nuk është në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.
“Shkeljet kushtetuese të evidentuara në Ligjin e kontestuar janë të një peshe aq serioze, sa që të njëjtat ndikojnë në bërthamën e funksionimit të qeverisjes në Republikën e Kosovës – duke shkaktuar çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të Gjyqësorit dhe Institucioneve të Pavarura”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës.
Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, Ligjin për paga, në Gjykatën Kushtetuese e ka dërguar institucioni i Avokatit të Popullit, për siç thuhej “vlerësimin e përputhshmërisë” së këtij ligji me Kushtetutën.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini. Ai në një intervistë dhënë për arbresh.info ka thënë se përmes ligjit do të rregullohej çështja e pagave njëherë e përgjithmonë.
Ai ka shtuar gjithashtu se shpallja e pavlefshme e ligjit është në kundërshtim me vullnetin e tyre.
“Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë një gjë të tillë që është në kundërshtim me vullnetin tonë, me vullnetin e punëtorëve sepse gjykata është dashtë të jap vërejtje në ato pika të cilat ka menduar se është bërë shkelje, ose në pikat ku ka pasur edhe ankesa nga individët e caktuar. Në atë ligj është punuar në parlament nga njerëz që e kanë njohur materien dhe kanë ardhur në përfundim të një Ligji të Pagave me të cilin të jetë njëherë e përgjithmonë e rregulluar çështja e pagave”, ka thënë ai.
Ajdini ka shtuar se do të marrin masa për të kundërshtuar këtë anulim./arbresh.info/
Ligji për paga, intervistë me kryetarin e BSPK-së, Avni Ajdini
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...