Google ADS

Tahiri e Kuçi u premtojnë zgjidhje, punëtorët e Telekomit nisin grevën

15:55 | 16 Nëntor 2020
V. S.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi u kanë premtuar zgjidhje të problemit punëtorëve të Telkomit.

Kuçi para punëtorëve të Telekomit, të cilët po protestojnë në sheshin “Skënderbeu”, ka thënë se zgjidhja do të behet.

“Ju krijoni një këshill dhe hajdeni bisedojmë dhe procesi është ne përfundim. Ne jemi në ne prag të një marrëveshje dhe jemi me hallet e juaja”, tha Kuçi.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria duhet t’i ja p zgjidhje këtij problemi, dhe qysh nesër (e martë), do të marrin një vendim

“Është temë që qeveria duhet të japë zgjidhje dhe ne duhet të marrim këtë vendim në qeveri më së largu nesër”, tha Tahiri.

Ndërsa punëtorët e Telekomit ka thënë se nga ky moment hyjnë në grevë

“Ne prej këtij momenti hymë në grevë dhe regjionet bashkë me kryetar kthehen në bazë dhe nesër nga ora 08:00 hyjmë në grevë” ka thënë Lami Brahimaj, nga sindikata e punëtorëve të Telekomit./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme