Google ADS

Suedia mbështet Kosovën me 3 milione euro për tatimin në tokë

06:59 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kontributit në lidhje me mbështetjen për PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë 2014-2017 për vazhdim nga 2018-2020.

Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Andres Wollter.

Shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do ti hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme