Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, po merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, nën organizimin e ICTA – Information and Communication Technologies Authority.
Ministri Stavileci, me këtë rast ka prezantuar kornizën institucionale dhe ligjore të Republikës së Kosovës, mundësitë që ofron vendi ynë për zhvillimin e këtij sektori si dhe hapat që kanë ndërmarrë institucionet përkatëse për stimulimin e tij.
Ai gjithashtu paraqiti fakte konkrete për nivelin e lartë të shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit në Kosovës, që përbën një parakusht të domosdoshëm për zhvillimin e biznesit të kësaj fushe në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm.
Kreu i MZHE-së, ka vlerësuar se konferenca në fjalë mbahet në një moment të rëndësishëm kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete në promovimin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së saj, duke e vënë këtë sektor në një prioritet të lartë.
Në këtë kuadër, Ministri Stavileci ka zhvilluar takime me homologë dhe pjesëmarrës tjerë në konferencë me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.
Ndryshe Konferenca e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, mbledh bashkë Ministra të fushës, Rregullatorët Kombëtar të Komunikimeve Elektronike dhe përfaqësues të industrisë së TIK-ut, ku ata mund të diskutojnë për informacionet dhe këmbejnë përvojat në këtë fushë./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?