Google ADS

Stavileci: Platformat digjitale ngritin efikasitetin e shërbimeve postare

13:35 | 13 Maj 2016
Arbresh.info

Posta e Kosovës ka lansuar sot shërbimin postar “Gjurmimi i dërgesave postare”, ose siç njihet në anglisht “Track and Trace”.Ky projekt do t’i mundësojë qytetarëve që të blejnë mallra ‘online’ në shtete të ndryshme të botës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke e vlerësuar lartë këtë projekt digjital, tha se kjo platformë e re digjitale e gjurmimit të dërgesave ka rëndësi përmes së cilës rritet efektiviteti i Postës së Kosovës.

Ministri Stavileci, po ashtu, tha se institucionet e Kosovës duhet t’i japin prioritet fushës së shërbimeve postare, meqë Qeveria është aksionar në Postën e Kosovës

“Natyrisht se edhe për neve si Ministri e linjës, po edhe në përgjithësi për Qeverinë e Kosovës, është kënaqësi kur jemi pjesëmarrës të ngjarjeve të tilla, të cilat promovojnë gjerët të mira që i shërbejnë ngritjes dhe zhvillimit të kompanisë, e sidomos që janë në funksion dhe në dobi të qytetarëve të vendit tonë…Edhe unë e ndaj atë pje sën tjetër të përgjegjësisë – që e kemi – ndoshta edhe të një brenge dhe shqetësimi, sepse të gjithë ne duam të jemi pjesë e një modeli të tregut të lirë, por që në fakt gjithmonë përballemi edhe me konkurrencën që i shërben edhe postës. Mirëpo, edhe unë jam pjesëtar i idesë që në raste të caktuara për shërbime të caktuara duhet dhënë përparësi ndërmarrjeve tona publike, mbase edhe Qeveria është aksionar”, tha Stavileci.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se ky projekt është një prej të arriturave më të mëdha të Postës sa i përket modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve postare. Sipas tij, me anë të këtij projekti Posta do të kursejë 200 mijë euro.

“Realizimi i projektit të gjurmimit të dërgesave postare me forcën tonë të brendshme, e jo për përmes ndonjë k ompanie për zhvillim të softuerëve, i ka kursyer postës së Kosovës hiç më pak se 200 mijë euro…Ky projekt do të jetë i mirëseardhur edhe për qytetarët tanë të cilët brenda një viti blejnë mallra online në shtetet e ndryshme të botës. Tani do të kenë mundësi që përcjelljen e pakos ta bëjnë jo vetëm deri te posta shqiptare në Tiranë, por këtë përcjellje në formë digjitale të bëjnë deri te zyret postare më të afërta afër vendbanimeve të tyre”, tha Hoxha.

Ai tha se shërbimet postare nga viti 2013 e deri më sot janë rritur për afër 30 për qind.

Kurse, Halit Isufi, kryetar i Bordit të PK-së, tha se Posta e Kosovës është një ndërmarrje që po zhvillohet vazhdimisht dhe e gatshme të kryej çdo lloj shërbimi, si çdo postë tjetër në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

E në anën tjetër, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se kjo platformë digjitale e promovuar sot ësht? ? hap i rëndësishëm për imazhin e Postës së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme