Çmimi i derivateve të naftës ka rënë dukshëm muajt e fundit në mbarë botën.
Nga ky ndryshim është prekur edhe shteti i Kosovës, shkruan arbresh.info.
Madje çmimi nën 90 centë sa ka qenë javët e fundit në Kosovë, sipas shoqatës së naftëtarëve të Kosovës është më i liri që nga paslufta.
Por, me çmim prej 1 euro për litër ka planifikuar të blejë naftë dhe benzinë, Ndërmarrja Shoqërore (NSH), Stacioni i Autobusëve, në Prishtinë.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kjo ndërmarrje 3 mijë litra naftë dhe 300 litra benzinë. E për këtë është planifikuar të shpenzohet shuma prej 3 mijë e 300 euro.
Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.
E aty javë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes, e ndër të tjera OP i interesuar duhet të ketë dy kontrata për furnizim të kësaj natyre.
“Operatori ekonomik duhet që minimumi dy kontrata për furnizim të kësaj natyre të shoqëruara me reference certifikatë për periudhën 36 mujore para Njoftimit për Publikim te Kontratës. Operatori Ekonomik duhet të ketë në dispozicion cisternë për furnizim në rezervuarin e gjeneratorit në selinë e NPL-së c. Operatori Ekonomik të ketë minimum një(1) pike karburanti për shitje me pakicë në pronësi të veten, të marrë me qira ose të nënkontraktuar në largësi maksimale deri 20Km nga Stacioni i Autobusëve –Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa një nga kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 12.06.2020 ndërsa po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...