Në vitin 2016 ishte caktuar lokacioni për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në komunën e Gjilanit.
E katër vite më vonë, Kuvendi Komunal ka hapur tenderin për këtë projekt, shkruan arbresh.info.
Ndërsa, është parashikuar që të ndërtimi të bëhet me afër 800 mijë euro. Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se vlera e parashikuar e kontratës është saktësisht 760 278,18 euro.
E kohëzgjatja e kontratës është 6 muaj.
Aty thuhet gjithashtu se operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses se paku 2 kontrata të ngjashme në 3 vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë.
Gjithashtu një kërkesë tjetër është që operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar minimumi 20 punëtorë.
Lloji i procedurës është e hapur, e afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 08.07.202.
Tek informacionet shtesë thuhet se OE duhet të dorëzojnë tenderët vetëm përmes platformës elektronike.
Ndryshe ditë më parë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vizituar ndërmarrjen komunale Stacioni i Autobusëve, për të parë nga afër marra e ndërmarra për parandalim kundër Covid-19.
Ai ka njoftuar se stacioni i ri do t’i plotësoj nevojat për transportin urban dhe ndër-urban
“Meqë transporti publik është ndërprerë, përmes menaxhmetit, ne po punojmë në projektin për ndërtimin e Stacionit të ri, që e kap shumën prej 600 mijë euro dhe që i plotëson nevojat për transportin urban dhe ndër-urban. Ndërmarrja është menaxhuar mirë dhe s’ka shkaktuar asnjë borxh në gjashtë vitet e fundit”, thënë Haziri.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Avni Hajrullahu, kishte njoftuar se Stacioni i Autobusëve në Gjilan do të jetë me një sistem të avancuar digjital dhe më moderni në rajon./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...