Stabiliteti buxhetor dhe financiar rrit kërkesën për Bono të Thesarit

15:01 | 13 Prill 2016
Arbresh.info

Përmirësimi i mëtutjeshëm i stabilitetit buxhetor dhe financiar, rritja më e madhe e ekonomisë, përmirësimi i reputacionit të Kosovës në raport me partnerët e jashtëm dhe investitorët, janë disa nga faktorët që kanë bërë, që kërkesa për blerje të Bonove të Thesarit të Republikës së Kosovës, të tejkaloj ofertën e afruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media të Ministrisë së Financave (MF), thuhet se në ankandin KV007-16, u ofertuan Bono Thesari 3-mujore në vlerë nominale prej 10 milionë euro.

“E tërë shuma do të shërbejë për ri-financimin e bonos të emetuar në janar 2016. Megjithëse në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 17.8 milionë euro, u pranua vetëm shuma e shpallur paraprakisht, e që është 10 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.22 për qind vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -25 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 3-mujore, e cila ishte 0.47 për qind”, thuhet në komunikatën e MF-së.

Sipas ministrisë së Financave, një rezultat i tillë tregon që bizneset, Qeverinë e Kosovës e shohin si partner të sigurt për investimin e mjeteve të tyre. Ministria e Financave shprehet e përkushtuar dhe e vendosur, që bashkë me partnerët e saj, të punoj në forcimin e stabilitetit buxhetor dhe financiar të shtetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme