Google ADS

Sqaron KEDS: Punëtorët tonë vepruan në bazë të ligjit në fuqi

11:07 | 3 Shkurt 2016
Arbresh.info

KEDS sqaron se punëtorët e apostrofuar në media si të akuzuar nga Prokuroria Themelore e Gjilanit kanë kryer detyrën e vet zyrtare në përputhje të plotë me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

Këtë e dëshmon edhe procesverbali i nënshkruar edhe nga konsumatori në fjalë, i cili nuk ka dëshmuar ta ketë asnjë vërejtje të vetme. (Të gjitha mediat që dëshirojnë ta shohin këtë dëshmi, mund të vijnë në zyrat e KEDS-it, meqë për shkak të ruajtjes së privatësisë individuale të konsumatorit nuk mund ta shpërndajmë për masat).

KEDS deri më tash nuk ka pranuar nga Prokuroria asnjë shkresë për aktakuzën e përmendur nga mediat dhe asnjë inicim tjetër që ka të bëjë me këtë rast.

Punëtorët e apostrofuar nuk e kanë shkelur asnjë ligj, përkundrazi i kanë respektuar dispozitat ligjore në fuqi. Neni 28 i Ligjit për Energjinë Nr. 03/ L-184, miratuar nga Kuvendi i Kosovës, specifikon qartë se:

  1. Personat fizikë dhe juridikë do të lejojnë zyrtarët që ushtrojnë inspektime në përputhshmëri me këtë ligj, mund të hyjnë dhe të kalojnë në pronën e çfar ëdo individi për ushtrimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me inspektimin dhe mirëmbajtjen e stabilimenteve energjetike, instalimeve apo sistemeve.
  2. Personat fizikë dhe juridikë do t’u lejojnë përfaqësuesve të autorizuar të ndërmarrjeve për energji qasje në pronën e tyre në të cilën gjenden stabilimentet, aparaturat, rrjetat, ose sistemet energjetike në të cilat qasja e tillë është e nevojshme, me qëllim të mirëmbajtjes apo kontrollimit të tyre, prerjes së pemëve ose vegjetacionit tjetër që mund të pengoj veprimin e stabilimenteve, aparaturës, rrjetave ose sistemit.
  3. Personat fizikë dhe juridikë duhet t’iu lejojnë qasje përfaqësuesve të autorizuar të ndërmarrjeve për energji, për inspektimin e pajisjeve për matje që gjenden në pronën e tyre, në të cilën qasja e tillë është e nevojshme, dhe nuk mund të ndalojnë përfaqësuesit e ndërmarrjeve për ene rgji të bëjnë shkyçjen e pajisjeve për matje ose aparaturave të tjera në lidhje me sistemin e energjisë.

Për më tepër, këtë e përforcon edhe Rregullorja për Kushtet e Përgjithshme te Furnizimit me Energji e nxjerrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), e cila në nenin 20 parasheh:

  1. Konsumatori është i obliguar që t’iu lejojë qasje në pronën e tij përfaqësuesve të Operatorit të Sistemit/Furnizuesit, për qëllim të leximit, testimit, inspektimit, instalimit, mirëmbajtjes, riparimit të matësve, kyçjeve dhe pajisjeve përkatëse ashtu si paraqitet në Nenet 27, 28 dhe 29 të Ligjit për Energji.

Pra, punëtorët e KEDS-it kanë zbatuar ligjin dhe rregulloret.

Ata ishin të pajisur me ID të KEDS-it me autorizim nga kompania për të bërë kontrollin, që i është bashkangjitur këtij sqarimi.

KEDS nuk ka asnjë vërejte për punën e tyre, pra kanë punuar në përputhje të plotë me autorizime t. Një konstatim të tillë nuk e ka bërë as ZRRE që është gardian i zbatimit të ligjit dhe rregulloreve.

Lusim me mirësjellje të gjitha mediat që para botimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë edhe Zyrën për Marrëdhënie me Publikun të KEDS-it në mënyrë që të pasqyrohet situata reale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme