Disa nga produktet kosovare kanë zënë vend në tregjet evropiane, deri në Skandinavi. Mes produkteve më të kërkuara tani është speci i llojit somborkë.
Lidhur me këtë, disa fermerë kosovarë kanë arritur që me punën e tyre produkti i specit dhe jo vetëm të plasohet në tregjet evropiane, më konkretisht, në Suedi.
Kështu, fermeri Mehdi Bresilla, i cili është me profesion inxhinier i Agronomisë këtë vit i ka të punuara me kultura bujqësore 30 hektarë tokë. 8.5 hektarë i ka të mbjella me kulturën e specit somborkë.
Veprimtarinë e tij e ka të shtrirë në komunën e Lipjanit. Për të punuar tokën ai ka 8 punëtorë të rregullt dhe deri në 50 sezonal. Kjo familje e cila numëron 4 agronomë të bujqësisë, prêt që këtë vit nga kjo hapësirë e mbjellë me spec të përfitojë rreth 220 mijë tonë rendiment.
Familja Bresilla vitin e kaluar kishte eksportuar në Evropë rreth 170 mijë tonë speca, këtë vit synojnë që kjo sasi të rritet.
Sa i përket shitjes disa prej fermerëve këtë kulturë po e shesin në Kosovë e disa po eksportojnë jashtë vendit. Çmimi po llogaritet i arsyeshëm.
E për të arritur eksportim të produkteve, fermerët tanë duhet të kenë parasysh disa parakushte, ku krahas cilësisë së produktit, kujdes duhet t’i kushtohet edhe ambalazhimit.
Tash kur shitja e produkteve bujqësore ka filluar të mos jetë problem, në vendin tonë është paraqitur një problem tjetër ai i mungesës së fuqisë punëtore./rtk/
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor