Sot fillon zyrtarisht aksioni i vaksinimit të gjedheve kundër sëmundjes gungore të lëkurës. Kjo pasi dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët.
Rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut kanë arritur në Kosovë para dy dite, me ç ‘rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).
Kryeshefi i AUV-it, Valdet Gjinovci, ka konfirmuar për KosovaPress-in se dje ka filluar shpërndarja e vaksinave tek veterinarët, ndërsa sot fillon fushata e vaksinimit nëpër vendet e prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve.
Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.
Ndryshe, Qeveria në një prej mbledhjeve të kaluara kishte ndarë 1 milion e 100 mijë euro për blerjen e vaksinave dhe trajtimin e sëmundjes gungore të gjedhit e cila është shfaqur në Kosovë. Kjo sëmundje është paraqitë në muajin maj të këtij viti.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...