Sektori Privat i USAID-it – EMPOWERnë bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve lansojnë web portalin që do të jetë adresa e përbashkët online e të gjitha kompanive të veshmbathjeve dhe dizajnerëve të Kosovës.
Në ngjarje marrin pjesë Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.
Një ndër qëllimet kryesore të këtij portali është nxitja e eksportit të produkteve vendore dhe krijimi i lidhjeve të biznesit mes kompanive kosovare dhe të huaja.
Portali informativ www.kosovoapparel.org grumbullon informata nga sektori i veshmbathjeve në një platformë të vetme të internetit, e cila shërben si “faqe fillestare” për përfaqësues afaristë të interesuar dhe klientë potencial.
Portali përfshin të dhëna mbi sektorë të ndryshëm, afarizmin dhe investimet në Kosovë, si dhe lidhje me faqet e internetit të prodhuesve të ndryshëm, dizajnerëve, agjentëve, shoqatave afariste, dhe institucioneve tjera relevante.
Krijimit të këtij portali informativ i parapriu themelimi i Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA).
Që të dyja këto janë pjesë e mbështetjes së USAID-it, përmes Fuqizimit të Sektorit Privat, për të ndihmuar sektorin kosovar të veshmbathjeve në zhvillimin e tij, shtimin e kapaciteteve, zgjërimin në tregje të reja, dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...
Musliu pas organizimit në Skenderaj: Drenica gjithmonë ka di...
Shqipëria e rrezikshme në fund të pjesës së parë, por s’ka g...
Gjesti i mërzitur – qëndron vetëm në dhomën e ndejës