Kompania ‘Sodex Group’ ka fituar edhe një tender në Policinë e Kosovës.
Këtë herë pjesëtarët e Policisë do t’i furnizoj me veshmbathje, ndërsa tenderi ka vlerë afër 7 mijë euro ose saktësisht 6.887,52 euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.
Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë.
Kompania ‘Sodex Group SH.P.K’ është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë në janar të 2012 në pronësi të Zaide Pirës.
Kapitali është në vlerë prej 1 mijë e 200 euro ndërsa ka rreth 40 aktivitete. Primare e ka tregtinë me shumicë e tekstileve dhe sekondare tregtinë me shumicë e veshjeve dhe këpucëve.
Nuk është hera e parë që kjo kompani fiton tender në Policinë e Kosovës.
Madje kohë më parë ishte raportuar se kësaj kompanie i ishin përshtatur tenderë.
Për blerjen e radarëve e që do të kushtonin 1 milionë euro, PK kishte kërkuar “Laser Technology” e që sipas raportimeve kompania “Sodex Group” ishte e vetmja që kishte të tillë.
Madje edhe eksperti i Organit Shqyrtues të Prokurimit kishte vlerësuar se Policia e Kosovës për të dytën herë brenda disa muajsh ia ka përshtatur tenderin një kompanie të caktuar.
Por, aty nuk cekej emri i kopanisë.
“Përfundimisht mendimi dhe sugjerimi ynë është që të hartohen specifikat teknike nga Autoriteti Kontraktues konform dispozitave ligjore të nenit 28 të Ligjit të Prokurimit Publik, në mënyrë që të këtë konkurrencë me të gjerë pasi autoriteti kontraktues ka aplikuar tender të hapur”, thuhej në mendimin e ekspertit të OShP-së.
Edhe herë të tjera “Sodex Group” kishte pajisur Policinë e Kosovës me artikuj të tjerë si jelek antiplumb dhe maska./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç