Google ADS

Skandaloze: Shumëllojshmëria e farave të botës është zhdukur

10:51 | 15 Nëntor 2016
Arbresh.info

Shikojmë bujqësinë moderne dhe shohim se shumë pak ka ngjashmëri me atë të vitit 1900. Jo vetëm që teknologjia është zhvilluar në mënyrë të jashtëzakonshme, por edhe farat e ditëve të sotme janë vetëm një fraksion i diversitetit apo shumëllojshmërisë se farave që kemi mbjellë vite më parë. Në fakt, nëse krahasojmë kohët e sotme me vitin 1983, shohim se 93% e varieteteve të farave nga shekulli 20 janë zhdukur. Patentat dhe shitja e farave të modifikuara gjenetikisht nuk janë duke ndihmuar shumë në këtë rast.

Nëse do të ishit fermer në vitin 1903, ju të kishit mundësi të kultivoni 500 lloje të ndryshme të lakrave, 400 varietete te domateve dhe bizeleve, dhe së paku 285 lloje të kastravecëve. Një hulumtim i bërë nga ‘Fondacioni Ndërkombëtarë për Zhvillim Rural’ zbuloi se këta numra janë shkurtuar për 93% në po kaq vite. Për shembull, në vitin 1983 mund të zgjedhje vetëm 28 lloje të lakrave, 25 të bizeleve, 79 të domateve dhe së fundi për keqardhje 16 të kastravecit.

fara-2
Fenomeni i njohur si ‘Konsolidimi i farave’ është shfaqur në kohët moderne, me kompanitë si Monsanto që patentojnë dhe shesin farat e modifikuara gjenetikisht tek fermerët. Ruajtja e farave për mbjellje të mëvonshme konsiderohet shkelje e patentës, sistem ky i krijuar që kërkon blerjen e farave çdo vit. E kjo është një ndryshim i madh në krahasim sesi fermerët kanë përgatitur dhe organizuar të mbjellat e tyre vit pas viti vetëm një shekull më parë.

mon-logo
Asociacioni i konsumatorëve organik ka vlerësuar se në vitin 2013, Monsanto ka zotëruar patenta për 1,676 fara të ndryshme. Ata se bashku me korporata të mëdha gjinden në maje të hierarkisë për kompanitë që bëjnë shitjen e farave. Më tutje, sipas ‘Institutit Worldwatch’, në këto 15 vitet e fundit kemi rritje të madhe të profitabilitetit nga farat për shkak të patentave dhe kontratave, por, si rezultat paratë por dhe iniciativat nga institutet publike për të zhvilluar varietete të reja janë në rënie!/bujqesia.org/

 

Përgatiti: Reuf Shkodra – Studiues i agroekonimisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme