Një pronar i një biznesi të sapohapur nuk mund të marrë kredi në bankat komerciale në vend pa pasur së paku 6 muaj ekzistencë. Përveç kësaj, bizneset në vend po ankohen e po kanë vështirësi të gjejnë staf të kualifikuar, por edhe treg për produktet që ata prodhojnë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Bizneset e vogla dhe të mesme në vendin tonë po vazhdojnë të ballafaqohen me problemin e qasjes në financa, por edhe me sigurimin e stafit të kualifikuar.
Sipas Olivera Cenit, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nga 100 ndërmarrje sa i kanë anketuar, kanë gjetur se 43 për qind e ndërmarrjeve të mesme kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar.
Nga ky numër, 44 për qind e ndërmarrjeve të vogla potencojnë se kostoja e prodhimit paraqet sfidën e tyre më të madhe derisa 33 për qind e mikrondërmarrjeve thonë se kanë problem me gjetjen e konsumatorëve.
Më tutje Ceni nga OEK-u thotë se në vazhdimësi nga bizneset është potencuar qasja e vështirë në financa.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...