Google ADS

Situata politike pengon zbatimin e ligjeve për rimëkëmbje ekonomike

19:41 | 19 Korrik 2020
Arbresh Info

Situata politike pengon zbatimin e ligjeve për rimëkëmbje ekonomike

Mirëpo sipas ekspertëve të ekonomisë vështirë se do të realizohen dhe të miratohen këto ligje duke parë situatën politike.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, thotë se partitë politike duke i ngadalësuar këto procese që kanë të bëjnë me funksion të rimëkëmbjes ekonomike, janë duke e dëmtuar Kosovën.

“Kosova edhe më tutje është në hapin e parë që ka të bëjë me Pakon Emergjente e cila ende nuk ka përfunduar, në rend të dytë ju po e shihni që në realitetin kosovar shumë ma tepër e karakterizon një agjendë politike e stërngarkuar se sa orientimi për minimizim të pasojave nga pandemia, e treta që është mjaft shqetësuese se Kosova pas pandemisë do të ballafaqohet me pandeminë ekonomike dhe sociale dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti se nuk kemi unitet politik dhe sot partitë politike shumë ma tepër i mbrojnë interesat e partive politike se sa të grupeve të caktuara se sa të shtetit”.

“…është dëmi më i madh se sa duke i ngadalësuar këto procese  e mbështesin çdo iniciativë që ka të bëjë ose që është në funksion të rimëkëmbjes ekonomike qoftë në aspektin juridik apo ekonomik mirëpo aktualiteti politik dhe kjo përçarje e parlamentit në Kosovë dhe mungesa e përgjegjësisë e deputetëve në parlament është duke dëmtuar Kosovën në shumë aspekte e në veçanti në aspektin ekonomik dhe atë social”.

“Kam drojë që këto ligjet e propozuara do të mbesin vetëm deklarata politike, por shumë vështirë që do të realizohen dhe do të miratohen pasi e kemi këtë përçarje të mjerimit politik në Kosovë”.

Gërxhaliu mes tjerash ka thënë se Kosova ende nuk e ka bërë një llogaritje të efekteve ekonomike të pandemisë, mirëpo ai thotë që edhe viti 2021 do të mbetet nën hijen e pandemisë.

“Në rend të parë duhet të kuptohet që ende nuk dihet deri kur do të zgjasë pandemia dhe në këtë drejtim është e vështirë të jepen parashikime konkrete. Kosova ende nuk e ka bërë një prerje të efekteve ekonomike negative të pandemisë që nga fillimi deri më sot, por do të jetë i goditur sektori privat, por kam drojë që edhe viti 2021 do të mbetet nën hijen e pandemisë”.

Ndërsa, Emrush Ujkani, drejtor  ekzekutiv  i Këshillit  të  Investitorëve Evropian në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se duhet t’i hapet rrugë shfrytëzimit alternativ të disa mekanizmave për të provuar dhe për të arritur në rimëkëmbjen ekonomike.

“Është e domosdoshme që çfarëdo iniciative që ndërmerret nga institucionet edhe për rimëkëmbjen ekonomike ato do të duhet të paraprinë me vendime përkatëse ligjore në këtë rast parashikimi për të ndryshuar një pjesë të këtyre ligjeve është i domosdoshëm që do t’i hapte rrugë shfrytëzimit alternativ të disa mekanizmave për ta provuar që edhe ndodh rimëkëmbja ekonomike në mënyrë konkrete përmes forcave që ka në dispozicion edhe institucionet tona vendore edhe gjithë mekanizmat financiare”.

Ai ka thënë se në situatën që ndodhet vendi është e domosdoshme që interesi qytetarëve të jetë parasysh dhe të mos politizohet me situatën.

“Kjo është çështje politike dhe kjo nuk është dashtë me politizuar në këtë masë sepse nuk e kemi një komoditet që ne të krijojmë antagonizma edhe në kohë pandemie sepse vërtet është e  palogjikshme dhe është shumë e vërtet që politika i ka këto specifika me të cilat të bëhet garë politike duke edhe mos votuar ndonjë ligj sikur kjo e ligjeve  në kuvend, por në situatën që ndodhemi është e domosdoshme që ne ta kemi parasysh interesin e përgjithshëm shoqëror edhe te sektori privat”./EO/

 

Të ngjashme