SBASHK-u, Sindikata e Shëndetësisë, e Policisë, Doganave, Zjarrfikësve dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës, i janë drejtuar me një kërkesë kryeministrit Avdullah Hoti dhe Qeverisë me rastin e rishikimit të Buxhetit për vitin 2020.
Në njoftimin për media këto sindikata kanë thënë se Kushtetuesja pas dy pezullimeve pritet që të sjell vendim meritor sa i përket Ligjit të pagave dhe me këtë të nis implementimi i tij dhe që të punësuarit të marrin paga në bazë të koeficientëve të paraparë me këtë Ligj, kurse çështjet e kontestuara arsyeshëm të përmirësohen përmes angazhimit të deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
“SBASHK, FSSHK-ja, SPK-ja, Sindikata e Doganës së Kosovës , ajo e Zjarrfikësve dhe SPAK po ashtu kërkojnë nga Kryeministri Hoti që të zhvillojë konsulta me sindikatat lidhur me idenë e ngritur e që ka të bëj me Trustin pensional. Çështjen e tërheqjes së vlerës prej 10 % nga shuma e akumuluar e të punësuarve në Trust këto sindikatat janë duke e debatuar me të punësuarit në këta sektorë dhe në takim me Kryeministrin do ta prezantonin mendimin e anëtarësisë”, thuhet në njoftim.
Mosekzekutimi i pagave në Viti/ Bislimi: Shqetësuese, mësimd...
Punëtorët e arsimit nga komuna e Vitisë protestojnë para Qev...
Balluku: Shqipëria në luftë kundër kërcënimeve kibernetike
Telekomit të Kosovës i bllokohen përsëri llogaritë nga Përmb...
Sylvinho publikon listën për ndeshjet e tetorit/ Kthehet Dak...
Policia shqiptoi 1 mijë e 513 gjoba trafiku për një javë në ...