Google ADS

Sindikata e Telekomit shpenzoi 50 mijë euro për dy organizime

08:24 | 14 Prill 2020
Arbresh.info

Për javë të tëra arbresh.info kishte raportuar për shpenzime dhe sponsorizime të bëra nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Ish-kryeshefët, bordi dhe punonjës të tjerë të ndërmarrjes publike për vite me radhë kishin shpenzuar para pa asnjë kriter nga buxheti i ndërmarrjes.

E duket se as ata që kanë për detyrë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve brenda ndërmarrjes nuk janë treguar dorështrënguar.

Në dokumentin e siguruar nga arbresh.info thuhet se Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës vetëm për dy organizime kishte shpenzuar afër 50 mijë euro.

Në janar të këtij viti ishin paguar 21.510 euro për pagesë të organizimit të festës së 17 shkurtit.

Kjo pagesë ishte renditur në kategorinë e sponsorizimeve.

Shumë më e madhe ishte shpenzuar një vit më parë,plotë 22.522 euro ishin shpenzuar për të njejtën festë.

Aty thuhet se pagesë përfshinte të gjitha regjionet.

E, një vit më herët, në 2017-en rreth 45 mijë euro ishin ndarë vetëm për ekskursion të punëtorëve, kompensim të mjeteve dhe organizim të një takimi.

Në tetor te 2017-es ishte bërë kërkesa për rimbursim të shpenzimeve për rekreacionin(ekskursionin) për punëtorët i realizuar  një muaj më herët, në shtator.

Po atë ditë për një takim për çështje të Telekomunikacionit në Prishtinë ishin shpenzuar 9 mijë euro.

Ndërsa për një donacion tjetër janë ndarë rreth 20 mijë euro.

E për të tilla shpenzime e sponsorizime arbresh.info kishte raportuar muaj më parë.

Në listat e siguruara thuhej se këngëtarët  kanë marrë deri 7 mijë euro për realizim të këngëve dhe videoklipeve të ndryshme.

Këngëtarja Leonora Jakupi për realizimin e videoklipit ‘pushkë e çifteli’ iu ndanë nga Telekomi i Kosovës plot 6 mijë euro.

Kënga është në bashkëpunim me Gold Ag i cili po ashtu ka shkruar tekstin e klipi ka vetëm sy skena.

Shumë të njëjtë mori edhe këngëtari tjetër i estradës shqiptare, tani ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri. Atij para iu ndanë për këngën ‘Interesgjike’.

Por ndërmarrja publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend ka ndihmuar edhe këngëtarë të zhanreve tjera si Adelina Thaçi, bashkëshortja e ish-deputetit të LDK-së, Bardhyl Meta me 6 mijë euro, Altuna Sejdiu -Tuna me 2 mijë e 500 euro, Adelina Berisha dhe Edita Sopjani, me 2 mijë dhe respektivisht 1 mijë e 500 euro, e 3 mijë euro janë ndarë për Argjentina Ramosaj.

Edhe humoristët kanë marrë para nga Telekomi për realizim të skeqeve të tyre.

E para e ndara për sallone të ondulimit dhe spektakle të bukurisë.

Këto shpenzime ishin bërë shkak që në shkurt të këtij viti, Qeveria e Kosovës të shkarkoi bordin e Telekomit të Kosovës. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme