Google ADS

Sindikata e punëtorëve të PTK-së shënon 25 vjetorin e themelimit

14:56 | 31 Korrik 2015
Arbresh.info

Është shënuar solemnisht 25 vjetori i themelimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacionit në Kosovë dhe 16 vjetori i kthimit në vendet e punës. Me këtë rast u promovua edhe monografia “Aktiviteti politik dhe sindikal i punëtorëve të PTT të Kosovës në vitet 1990-1999”.

Procesit të dhunshëm nga Serbia në atë kohë, punëtorët e PTT-së të Kosovës iu përgjigjen me organizim politik dhe sindikal të fuqishëm dhe tejet këmbëngulës, pavarësisht nga sakrificat dhe rreziqet e kohës. Kështu vlerësuan në këtë jubile ish-udhëheqësit sindikal në atë kohë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj, tha se në këtë përvjetor janë bashkuar për të shënuar dy momente historike për PTK-në dhe veç përvjetorit të 25-të, edhe 16 vjetorin e kthimit në vendet e punës.

“Jemi bashkuar sot këtu për të shënuar dy momente historike për PTK-në, veç përvjetorit të 25-të të themelimit të veprimtarisë së pavarur të punëtorëve të PTT-së tash telekomit dhe postës, por edhe 16 vjetorin e kthimit në vendet punës pas një dekade padrejtësisht krimi dhe gjenocidi nga pushtuesi serb, tha Balaj.

Ai me respekt i ka kujtuar të gjithë ata punëtorët që nuk janë në mesin e tyre që kontribuuan për ditën e sotit dhe që kontribuuan për rritjen e zhvillimin e Postës dhe Telekomunikacionit në Kosovë.

Ndërsa, në emër të PTK-së, ka folur Mehdi Latifaj, drejtor teknik në Postë Telekom, i cila tha se e ajo çka është sot në telekomin e Kosovës, një pjesë meritore të punës dhe aktivitetit, i takon edhe ish-sindikalistëve të cilët praktikisht kanë kaluar një pjesë të madhe pran PTK-së.

“Besoj se aktivitetin tonë do ta ngrisim edhe më tutje dhe do të lartësojmë aktivitetin e PTK-së ose telekomit të Kosovës duke vazhduar të jemi lider në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese. Sigurisht se ajo çka është sot tel ekomi i Kosovës një pjesë meritore të punës dhe aktivitetit ju takon juve ish kolegëve të cilët praktikisht keni kaluar një pjesë të madhe pran PTK-së”, tha Latifaj.

Ai beson se edhe më tutje do ta ngritin nivelin e shërbimeve dhe kualitetin për konsumatorët e VALA dhe telekomit të Kosovës.

Kurse, Burim Zagraxha, autor i monografisë, ka folur për motivet e pasqyruara për atmosferën politike të asaj kohe dhe aktiviteti i punëtorëve përballë situatës. Sipas tij, punëtorët e PTT-së rrezikuan shumë por mendonin se kështu do ta shpejtonin momentin e ballafaqimit të fundit me Serbinë.

“Nga motivet që unë mora ta bëjë këtë monografi, ishte ta pasqyrojë ata atmosferë politike të asaj kohe në ndërmarrjen siç ishte PTT-ja dhe aktiviteti i atyre punëtorëve për përballimin e situat? ?s në ndërmarrje, si dhe më tej në shoqëri. Ne duke mos synuar të qëndronim ndonjë ditë më gjatë në punë, punëtorët e PTT-së rrezikuan shumë por mendonin se kështu do ta shpejtonin momentin e ballafaqimit të fundit me Serbinë. Nuk ishim që të punonim me çdo kusht. Pasuan diferencime, pasuan largime, pasuan probleme, por ky ishte qëndrimi i punëtorëve të PTT të Kosovës”, tha Zagraxha.

Ai tha se duhet të mos harrohet sakrifica e madhe punëtorëve të PTT-së të mos harrohet aktiviteti i madh i udhëheqësve sindikal dhe shumë anëtarë të tjerë që ndihmuan materialisht punonjësit e PTT-së.

Ndërsa, Blerim Peja, kryera i parë i sindikatës së pavarur të Punëtorëve të PPT-së, tha se nevoja për sakrificë është e përjetshme. Për sakrifica, sipas tij, ka nevojë edhe sot dhe do të ketë nevojë edhe në të ardhmen.

Peja tha se para 25 vjetësh punëtorët e Postës dhe të Telekomit të Kosovës e bënë nj ë sakrificë duke iu kundërvu të keqes së regjimit okupator serb.

Ai tha se kjo sakrificë e punëtorëve të PTK-së dhe punëtorëve të tjerë gjithandej Kosovës nuk ishte e kotë, ajo kulmoi me sakrificën sublime për çlirimin e Kosovës nga robëria.

Edhe Burhan Kavaja, ish kryetar i këshillit ekzekutiv të BSPK-së, tha se në atë kohë si sindikatë kanë luajtur rolë të rëndësishëm për të drejtat e punëtorëve dhe kontributin e dhënë të ndikuar në politikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme