Sindikata e Postës: Prokuroria të hetojë në MPMS

15:08 | 27 Korrik 2015
Arbresh.info

Sindikata e Postës së Kosovës (SPK), ka reaguar lidhur me mos nënshkrimin e marrëveshjes për Skema Sociale me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), megjithëse ishte caktuar data dhe ora për nënshkrim. Kjo sindikatë thotë se ky është një veprim i papranueshme dhe skandaloze.

SPK thotë se ka qenë pjesë e delegacionit të Postës së Kosovës që ka biseduar me MPMS-në për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe se kjo e fundit ka ftuar Postën e Kosovës që më datën 28.05 të këtij viti, në ora 14:00, në objektin e Ministrisë, të nënshkruhet Marrëveshja për Skemat Sociale, gjë që nuk ndodhi.

“Vetëm një orë para kohës së caktuar për nënshkrimin e marrëveshjes, nga MPMS na kanë telefonuar që të shtyhet Marrëveshja me Postën dhe të vazhdohet shpërndarja e Skemës Sociale përmes Bankës për Biznes (BpB). Qeveria do të kursente 60 mijë Euro në vit kur Skema Sociale të shpërndahet përmes zyrave postare të Postës së Kosovës. A nuk është edhe ky fakt i mjaftueshëm që ky shërbim të kalojë nga bankat private tek Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës? Jozyrtarisht, jemi të njoftuar se ka pasur ndërhyrje nga zyrtarë të lartë të Qeverisë që kjo Marrëveshje të mo s nënshkruhet. Ne ftojmë edhe Prokurorinë e Republikës së Kosovës që të hulumtojë këtë rast sepse ne dyshojmë që për interesa të individëve të caktuar është anuluar nënshkrimi i Marrëveshjes. Ju njoftojmë se rreth një mijë punëtorë janë të indinjuar dhe të zhgënjyer me këtë gjendje. Kërkesat e punëtorëve për greva, protesta dhe aktivitete tjera sindikale nuk mund të ndalën më”, thuhet në një komunikatë të kësaj sindikate.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme