Kryesindikalisti Shyqyri Sadiku nuk përjashton grevat e punëtorëve të Trepçës nëse gjendja financiare nuk përmirësohet, ndërsa drejtori menaxhues i kombinatit, Basri Ibrahimi thekson se bojkoti dhe grevat nuk çojnë askund.
Punëtorët e Trepçës kanë marrë pagat e qershorit me 20 ditë vonesë, ndonëse në muajt e fundit ata asnjëherë nuk i kanë marrë pagat me rregull. Rreth 15 ditë është dashur të pritet që të shitet një sasi e koncentratit sa për t’i siguruar pagat për muajin qershor dhe kjo gjendje duket se do të zgjasë edhe për një kohë, pasi që punët në gjigantin ekonomik kosovar ende nuk janë vendosur në binarë.
Shumëkush në Trepçë kishte besuar se me emërimin e drejtorit menaxhues (deri më tani kombinati është menaxhuar me ushtrues detyre të drejtorit) gjendja do të përmirësohet, sidomos ajo financiare.
Trepça ka borxhe të mëdha, të cilat nuk ka mundur t’i shlyejë, por të paktën pagat e punëtorëve u janë dhënë pa vonesa. Edhe prodhimi në Trepçë është në rënie të vazhdueshme dhe kjo ka bërë që vështirësitë financiare të thellohen, ndërkohë Bordi Mbikëqyrës i Trepçës nuk ka mundur të bëjë më shumë që problemet financiare të zgjidhen.
Për vonesën e pagave muajt e kaluar ishte dashur edhe intervenimi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku pagat e mbetura ishin paguar. Në Trepçë, thonë se po punohet pa ndërprerë, por megjithatë gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.
Drejtori menaxhues i Trepçës, Basri Ibrahimi, ka pranuar se ka pasur problem me pagat, pasi që siç ka thënë ai, “prodhimi në muajt paraprakë nuk ka qenë i mjaftueshëm”. /Zëri/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...