Është shpallur tenderi për sigurim të ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Sigurimi i objektit ku punojnë 120 deputetë të zgjedhur nga populli, i ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX e që ka hapësirë prej 22 mijë metrash katrorë, pritet të kushtoj rreth 30 mijë euro.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit, shkruan arbresh.info.
Aty thuhet se kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.
Një nga kriteret për dhënie të kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 22.06.2020 përmes platformës E-prokurim ndërsa po atë ditë do të bëhet dhe hapja e tenderëve.
Në të njëjtin njoftim thuhet se kompanitë që aplikojnë mund të mbajnë një vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit.
“Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit •Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 08.06.2020 në ora 14 00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth shërbimeve cilat janë objekt i kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij shërbimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoritetit Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet më tej në njoftim.
Ndryshe Objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës është ndërtuar në vitet e 50-ta të shekullit XX, ndërsa është rikonstrkutuar në vitin 1960.
Projektues kryesor i objektit të rekonstruar ka qenë profesor Jura Naidhart, arkitekt i njohur në botë, bashkëpunëtor i parë i arkitektit më të njohur botëror të arkitekturës moderne, Le Corbusier.
Ndërtesa e Kuvendit është në Qendër të Prishtinës, Sheshi “Nëna Terezë”. Në afërsi të saj janë: Ndërtesa e Qeverisë, Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe sheshi kryesor i Prishtinës.
Hapësira e përgjithshme e ambienteve të Kuvendit të Kosovës është 22 mijë metrash katrorë, ndërsa ndërtesa e Kuvendit ka hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit