Komuna e Gjakovës do të bëjë regjistrimin e automjeteve zyrtare.
E për këtë është planifikuar të shpenzohet vlera prej afër 20 mijë euro, shkruan arbresh.info.
Saktësisht për kontratën me titull “Sigurimi dhe regjistrimi i automjeteve zyrtare të Komunës së Gjakovës”, vlera e parashikuar e kontratës arrin në 17.000,00 euro.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se kohëzgjatja e kontratës publike është 12 muaj. Aty nuk tregohet se për sa automjete dhe të çfarë marke bëhet fjalë.
Gjithashtu në të njëjtin njoftim janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes.
“ Operatori Ekonomik duhet ti përmbushë kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP), vërtetim nga Administrata Tatimore e Kosovës, vërtetim nga Gjykata kompetente, vërtetimi i tatimit në pronë”. Thuhet ndër të tjera.
Ndërsa operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjashme në 3 (tri ) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë.
Ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Tek informacionet shtesë thuhet se mund të ndryshoj numri i automjeteve që do të u bëhet regjistrimi dhe sigurimi.
“Autoriteti Kontraktues varësisht nga planet zhvillimore mund të zvogëlojë apo rrisë numrin e automjeteve. Në rastet se Autoriteti Kontraktues rritë numrin e automjeteve kompania obligohet që të bëjë sigurimin e këtyre automjeteve të reja që nuk janë në listë sipas tarifave të ofruara varësisht se cili grup i takojnë. Ofertuesi i shërbimeve duhet të respektojë të gjitha rregulloret dhe udhëzimet për lëmin e sigurimit të automjeteve dhe atë për çdo automjet ndarës. Ofertuesi i shërbime varësish nga nevoja e Autoriteti Kontraktues duhet të ofroj edhe sigurimin KASKO për disa automjete. Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të bëjë shtimin ose zvogëlimin e automjeteve duke u bazuar në rrethanat e brendshme”, thuhet më tej në njoftim.
Operatorët ekonomik do të kenë të drejtë të dorëzojnë tenderin, kërkesën për pjesëmarrje dhe dokumentet e tjera të nevojshme apo dosjet të cilat u lejohen gjatë kryerjes së një aktiviteti të prokurimit në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 26.05.2020 përmes platformës së sistemit të e-prokurimit. Po atë ditë nga ora 13:30 do të bëhet edhe hapja e tenderëve në zyrën e Prokurimit kati I-rë, Gjakovë./arbresh.info/
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...