Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës- Vala, ekzekutoi garancionin bankar të kompanisë së sigurimeve Sigal, pasi kjo e fundit nuk i kishte paguar mbi 200 mijë euro borxhe, që kompania Sigal Uniqa Group Austria kishte ndaj punëtorëve të kompanisë.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtari për media në Telekomin e Kosovës, Arsim Bilalli, i cili gjithsesi nuk ka pranuar të tregojë detaje të tjera.
“Gjatë ditës së djeshme me urdhër të Drejtorit Menaxhues Agron Mustafa është ekzekutuar garancioni bankar që ishte depozituar nga ana e kompanisë Sigal, për shkak të borxheve që kjo e fundit kishte ndaj punëtorëve. Nuk mund të japim ndonjë shifër të saktë për borxhet për shkak se kemi shumë punëtorë që në kohë të ndryshme kanë dërguar faturat për rimbursim. Gjithsesi brenda një kohe të shkurtër do të dimë shifrën e saktë”, tha zyrtari i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli.
Saktësisht, sipas dokumenteve që zotëron portali, vlera e garancionit bankar ishte mbi 115 mijë euro, ndërsa borxhet vlerësohet se janë mbi 300 mijë euro.
Kompania Sigal, nuk ka trajtuar mbi 5000 mijë kërkesa që kanë ardhur nga ana e punëtorëve të PTK-së.
Sigal, kishte fituar para disa kohësh tenderin për sigurimet shëndetësore në Telekomin e Kosovës, duke ofertuar me çmim super të lirë, por menjëherë pas kësaj ka filluar të paraqes probleme të mëdha për punëtorët e PTK-së, të cilëve nuk iu ka rimbursuar faturat.
Borxhet ndaj punëtorëve të Telekomit të Kosovës kishin filluar të rriten bashkë me ankesat e punëtorëve, të cilët nuk po merrnin asnjë cent për shërbimet shëndetësore që lejoheshin në bazë të kontratës, veprim të cilat detyruar Drejtorin Menaxhues të Telekomit të Kosovës t’ia shkëpusë kontratën kompanisë Sigal.
Sigal nuk pagoi detyrimet ndaj punëtorëve edhe pas këtij veprimi, gjë që detyroi Drejtorin Menaxhues të Telekomit të Kosovës, të ekzekutojë garancionin bankarë.
Ekspertët e fushës së sigurimeve në KOsovës, vazhdimisht kanë akuzuar kompaninë Sigal për shkatërrimin e tregut të sigurimeve. Ajo duke ofertuar me çmime të lira, paraqitet fituese në shumicën e tenderëve për sigurimet e detyrueshme dhe ato të jodetyrueshme, por ma pas paraqet probleme të mëdha për rimbursimin e faturave.
Çmimet janë joreale dhe asnjë kompani nuk mundet të mbijetojë me çmime të tilla, përveç nëse nuk i përmbush detyrimet.
Veçmas, punëtorët ankohen që gjatësia kohore prej momentit të dorëzimit të faturave deri tek pagesa në bankë është shume e madhe dhe shpesh disa mujore, gjë që bëhet e padurueshme.
Problemet që detyruan menaxhmentin e PTK-së t’ia shkëpusin kontratën Sigal, janë prezenti në të gjitha kompanitë ku ajo ka fituar.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...