Çdo eksperiencë pune ka vlerë, edhe nëse ajo është një intership, një punë me kohë të pjesshme apo me kohë të plotë. Edhe punët që ndoshta ju nuk i keni pëlqyer ndoshta fare kanë vlerë.
Madje ju mund të mësoni shumë herë më shumë nga një eksperiencë e keqe pune sesa nga një eksperiencë e mirë, thjesht sepse ju ndaloni dhe reflektoni mbi të gjitha ato që nuk kanë shkuar ashtu siç duhej. E mirë apo e keqe çdo eksperiencë pune ju krijon juve mundësinë për të mësuar diçka të re. Edhe nëse ju mund të keni “urryer” punën në të cilën keni qenë, në fund të fundit keni marrë dhe prej saj një mësim.
Edhe nëse për momentin ju mund të mendoni se nuk po përfitoni asgjë nga puna në të cilën jeni, do ta kuptoni që e keni pasur gabim ndoshta vite më vonë, kur ju do të vini në praktikë pikërisht ato gjera që keni mësuar nga eksperiencat tuaja të mëparshme të punës, ose e kundërta,do të mundoheni të shmangni pikërisht ato gjëra të cilat nuk kanë shkuar mirë në të kaluarën, në mënyrë të tillë që të mos i përsërisni sërish.
Asnjë eksperiencë pune nuk duhet nënvlerësuar
Ndonjëherë ju mund ta gjeni veten tuaj në një punë në të cilën nuk ndiheni aspak mirë dhe mbi të gjitha në të cilën nuk po rriteni profesionalisht. Kjo zakonisht ndodh kur jeni në fillimet e karrierës suaj, apo kur ju jeni duke punuar në një pozicion i cili nuk ju përshtatet me nivelin tuaj të arsimimit. Por edhe këto eksperienca nuk duhen nënvlerësuar sepse edhe nga ato mund të mësohen shumë gjëra, të cilat mund t’ju shërbejnë në punën tuaj të ardhshme.
Çdo eksperiencë pune ka si anët pozitive ashtu edhe anët negative
Asnjë punë nuk është perfekte, prandaj ju do të keni momente si të këqija ashtu edhe të mira, të cilat ecin thuajse gjithmonë bashkë me njëra-tjetrën.
Për çdo element negativ mundohuni që të gjeni patjetër edhe një element pozitiv. Edhe në këtë rast ju mund të nxirrni mësim nga elementët negativë dhe t’i shndërroni ata në elementë pozitivë në eksperiencën tuaj të rrahës.
Bëjini vetes dy pyetje:
– Në cilën fushë mund të jap më të mirën?
– Çfarë mund të përmirësoj?
Këto dy pyetje do t’ju ndihmojnë juve që të merrni më të mirën nga çdo eksperiencë pune. Është shumë e lehtë që t’ia hidhni fajin punës, por përpara se ta bëni një gjë të tillë, ju duhet të analizoni fillimisht ecurinë tuaj.
A po jepni më të mirën tuaj, a është kjo fusha ku ju mund të jepni maksimumin tuaj, nëse ju nuk po jepni më të mirën tuaj, çfarë mund të bënit për ta përmirësuar një situatë të tillë. Vetëm në këtë mënyrë,duke parë fillimisht se çfarë mund të përmirësoni tek vetja juaj dhe tek performanca juaj, ju do të jeni në gjendje për të evidentuar pjesën më të madhe të gabimeve dhe gjërave që nuk po shkojnë ashtu siç duhet./eo/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...