Në Kosovë pritet të rikthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasi Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetoi një vendim të Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për tarifat e reja, raporton Ekonomia Online.
Faturat me rritje më 8 shkurt, nga ZRRE-ja, të cilat kishte thënë se do të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023, janë pezulluar pasi Gjykata e Apelit e cila ka aprovuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullim.
Mirëpo, se si do të aplikohet ky vendim i Gjykatës së Apelit ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ka paqartësi, por meqë sipas tij vendimi është i prerë, forma se si duhet t’i kthehen mjetet qytetarëve është që të zbriten nga pagesat e tyre në vijim.
Madje ai ka shtuar se ndërmarrjet publike momentalisht janë në një situatë të palakmueshme, duke marrë për bazë borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj njëra-tjetrës, por siç e potencon Ismajli edhe borxhin e KOST-it për Veriun e Mitrovicës.
“Mendojë që në vendimin e Gjykatës së Apelit ka disa paqartësi, normalisht që kur një vendim është i prerë duhet të analizohet edhe më tutje që ekzistojnë mënyra se s’i kompensohen qytetarët nëse kanë paguar më tepër, nuk kthehen në mënyrë klasike mjetet, mirëpo ajo mund të llogaritet në pagesat në vijim dhe të zbritet nga ajo”.
“Shumë më e rëndësishme në këtë situatë është gjendja në të cilën ndërmarrjet energjetike janë gjetur, shto krizën e përgjithshme energjetike, edhe këto anulim vendimesh e me radhë vetëm sa e komplikojnë situatën me furnizim të energjisë elektrike. Ndërmarrjet energjetike duke filluar na KEK, KOST, KESKO dhe KEDS, jam i bindur se janë në një situatë tejet të palakmueshme me obligime të ndërsjella. KESK-o e ka një borxh diku rreth 80 milion aktualisht ndaj KEK-ut, gjithashtu ka borxh ndaj KOST-it për shërbimet që i kryen, në anën tjetër KOST-i ka borxh për veriun, ndaj interkoneksionit për devijimet që janë bërë dhe krejt kjo na bënë me u brengos për dimrin që vjen nëse nuk ndërmerren hapa më serioz”, tha Ismajli.
Ish-ministri u shpreh se në rast se nuk ndërmerret diçka në sezonet kur kërkohet më së tepërmi energji shpenzimet ose kostot për furnizim me energji elektrike i tejkalojnë tarifat, prandaj diçka duhet të bëhet në këtë drejtim përndryshe duhet të presim një sezon me vështirësi të furnizimit.
“Rregullatori është një etnitet i pavarur dhe e ka të drejtën e patjetërsueshme që të kujdeset në një anë për konsumatoret por edhe mos të dëmtoj industrinë energjetike në përgjithësi, dhe me këtë ka të drejtën edhe të korrigjimit të tarifave. Unë prej asaj çka lexoj është bërë një ndarje mbi 800 dhe nën 800 kë , a ka këtu diskriminim në një anë të një pjese të konsumatorëve apo jo mbetet me pa?”.
“Aktualisht e sidomos në sezonet kur kërkohet më së tepërmi energji shpenzimet ose kostot për furnizim me energji elektrike i tejkalojnë tarifat, prandaj diçka duhet të bëhet në këtë drejtim përndryshe duhet të presim një sezon me vështirësi të furnizimit”.
Ndërsa, se a janë ndërmarrjet e politizuara ai tha se kjo është një çështje e cila ka vlejtur në tërë periudhën e pasluftës, por brenga e tij momentale është gjendja momentale në të cilën ndodhen ndërmarrjet publike.
“Kjo pyetje ka vlejtur në tërë periudhën e pasluftës, ndërsa tani po e shoh që ka ndërrime, por unë nuk jam i brengosur për këtë, por për gjendjen e ndërmarrjeve publike se a do jen në gjendje ato me u ballafaqua me problemin e furnizimit kontinual të konsumatorëve”. “Çdo shtet ka kapacitete, duhet me gjet cilat janë burimet energjetike të ripërtërishme për atë vend më të leverdishme, duku ka diell, diku ka erë , pa dyshim se duhet me ec në këtë drejtim, por për një kohë goxha të mirë ne do ballafaqohemi me krizë, prandaj duhet që Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse për mbulimin e këtij sektori të merren me një seriozitet më të madh se si do bëhet furnizimi me energji elektrike në Kosovë në të ardhmen”.
Kurse si shkaktar i krizës me energjinë elektrike dhe zinxhirin e arritur deri në këtë pikë Ismajli, e ka konsideruar rritjen e çmimeve në të gjitha fushat.
“Rritja e çmimeve në të gjitha fushat e ka shkaktuar krizën energjetike që ndodhemi më tutje. Me këto tarifa të cilat tani në supozimin se do kthehen në nivelin e vjetër, industria që nga KEK-u e krejt zinxhiri energjetik do të dëmtohet. Ka ndërmarrje të cilat mund ti sjellin para falimentimit. Nëse KEK nuk i merr 80 milionë euro që i ka borxh sepse KESKO dhe KEDS-i, nuk mund t’i paguajnë ato ose nuk duan, atëherë pa dyshim që kjo do të reflektohet tek KEK-u sepse KEK-u nuk do të mundet me mirëmbajt si duhet sistemin dhe me operua sistemin sepse ato janë para të planifikuara se ku do të shpenzohen për cilat pjesë vitale të sistemit, ose KOST-i mirëmbajtjen e transmisionit, kryerjen e obligimeve ndaj interkoneksionit e kështu me radhë”, tha Ismajli.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani